Zjarret në vend/ Digjen 10 ha ullishte në Lushnje, probleme në Velipojë e Lezhë

Disa vatra zjarri janë regjistruar paraditën e kësaj të mërkure në qytete të ndryshme të vendit. Në Lushnje një zjarr i nisur në orët e para të mengjesit si djegie mbeturinash është përhapur duke arritur të djegë 10 hektar me ullishte në kodrat e Harburit, pranë qytetit të Lushnjës.

Ndërkohë që disa vatra zjarri janë shenuar edhe në fshatin Baks dhe Pulaj të Velipojës, ku si pasojë e erërave të forta zjarri është përhapur me shpejtësi. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë vënë flakët nën kontrollë. Ndërsa dyshohet se zjarvënja është e qëllimshme pasi ato janë të përhapura në disa zona.

Gjate 24 oreve te fundit edhe  në Rajonin e Lezhës janë rregjistruar rreth 12 vatra zjarri duke rrezikuar edhe banesa . Sipas Drejtorit PMNSH ne Lezhe Gjoke Gjoka, zjarren nuk jane konstatuar të ketë qenë të qellimshme po si shkak i pakujdesise se qytetareve.

Ndërkohë që erërat e forta kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Përmet- Gjirokastër në vendin e quajtur  tek Ura e Leklit, ku rruga është bllokuar për shkak të rrëzimit të disa pemëve. Për shkak të rrëzimit të tyre është dëmtuar edhe linja 100 kv e tensionit të lartë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia dhe Autoriteti Rrugor i Rajonit të Jugut të cilët kanë zhbllokuar  rrugën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës