Zjarret në vend, Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka sens të blihen helikopterë 50 mln euro, që kushton edhe më shumë për t’i mirëmbajtur! Duhet sensibilizim

Gjatë një takimi me përfaqësues bashkive dhe prefekturave Korçë, Elbasan dhe Berat, si dhe emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka kritikuar bashkitë, duke u shprehur se nuk po funksionon siç duhet zinxhiri i reagimit në rast rëni të zjarrit. Nga Korça ministri Mbrojtjes, tha se sensibilizmi është shumë i rëndësishëm për identifikimin e hershëm dhe eleminimin e një zjarri potencial.

‘Kapacitet tona të brendshme ajrore janë të limituara dhe nuk kam pse e fsheh. Ishulli i Sazanit nuk u dogj, por pati një zjarr i cili ishte serioz sepse Sazani ka një bimësi të egër dhe kjo e bënte të vështirë, pati një angazhim nga forcat e armatosura. Ky ishte edhe qëllimi i takimit të sotëm sepse nuk funksionon akoma siç duhet zinxhiri i reagimit, të parët që ata përballen duhet të jenë administratorët ,bashkitë, nuk e kam fjalën për kritika specifike por ky zinzhir nuk funksionon siç duhet. Bashkitë nuk reagojnë, pra neglizhojnë proceset. Sensibilizimi është shumë të rëndësishëm për identifikimin e hershëm edhe për eliminimit të një zjarri potencial dhe pastaj degradon situata.’- tha ministri.

Ministri Peleshi tha se kapacitete tona të brendshme ajrore janë të limituara dhe se mundësia financiare e Shqipërisë nuk është për të blerë avionë që kushtojnë 50 mln euro për të shuar zjarret, si dhe kushtojnë akoma më shumë për t’i mirëmbajtur.

‘Ne kemi kapacitete tona të brendshme ajrore të cilat janë të limituara dhe nuk ka asgjë për t’u fshehur. Takati financiar i Shqipërisë nuk është për të blerë avionë për shuarjen e zjarreve që kushtojnë 50 mln euro. Nuk është puna se nuk i kemi 50 mln euro, por mjete të tilla kërkojnë dhe kapacitete mirëmbajtje. Por mirë mbajtjakushton me tepër sesa një helikopter. Vetëm kur e shohin tymin dhe zjarrin që merr përmasa të mëdha i bien telefonit dhe kërkojnë helikopterin. Helikopterë edhe 5 edhe 10 dhe 20 të ketë Shqipëria nuk mund të hedhë ujin në çdo vatër zjarri. Mekanizmi i emergjencave na është përgjigjur shumë shpejt në rastin e Sazanit me një mjet Greqia që pati goxha efekt, por zjarret në fund i shuan ai ushtari që ndonjëherë e përqeshin, por që bën punë të pazëvendësueshme, as nga avioni as nga helikopteri.’- tha Peleshi.

Peleshi u shpreh se ka nisur një tur për takimet me kryetarët e bashkive, për t’iu kujtuar detyrimet ligjore për zjarret.

Sot kam filluar një tur për takimet me kryetarët e bashkive, prefektët dhe strukturat e emergjencat civile për t’iu kujtuar detyrimet ligjore, por edhe për tu angazhuar edhe nga ana jonë për një bashkëpunim të mirë. Radha fillon që nga kryeplaku i fshatit dhe më pas të gjitha të tjerat. Përmendim rastin e zjarrit në Voskopojë ku zjarri ka rënë në pyllin me pisha dhe janë përgjigjur 3 bashki, kështu e kërkon ligji, por kjo situatë nuk është kudo kështu. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë këtë vit 10 miln dollarë për emergjencat civile për bashkitë jo kudo është përdorur si duhet dhe me zgjuarsi apo përgjegjshmërinë e duhur.’- u shpreh Peleshi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. B: 18/06/2022 18:27

    Kam nje pyetje Milionat e Inceneratoreve a dalin per disa Helikoptera? Inceneratoret djegin mbetje dhe Miliona euro,Helikopterat shpetojne djegien e JETES.

    Përgjigju
  • Lui: 18/06/2022 08:43

    Ti ke shumë të drejtë kur thua që duhet sensibilizim dhe reagim nga njësitë administrative, por dhe ata duhet të kenë mjete e makineri. S'mund të fiken zjarret me degë pemësh e me lopatë. Çdo bashki duhet të ketë makina zjarrfikëse moderne në raport me sipërfaqen që ka në administrim. Psh në Vlorë duhet të jenë jo më pak se 6-7 zjarrfikëse vetëm për qytetin dhe rrethinat, plus të paktën dy në Orikum, dy në Selenicë, 3 në Himarë, dhe 4 në Sarandë. Dmth bëhen nja 18 zjarrfikëse për prefekturën Vlorë. Duhet të shtojmë edhe anije zjarrfikëse. Dy në Vlorë e nga një në Himarë e Sarandë. Dhe kështu me rradhë të gjitha prefektuarat. Por gjithsesi shteti duhet të ketë dhe të paktën një avion dhe dy helikopterë zjarrfikës. Meqë dhe kryeministri tha se aplikuam në emergjencaat civile europiane..

    Përgjigju
  • ymeri: 18/06/2022 01:11

    PO MER SHKERDHATE NUK DO TE BLESH HELIKOPTERE E AVIONE, ARTILERI,,,TANKE,,AUTOBLINDA,,ANIJE,,RAKETA ,,,ARMATIM TE NATOS,,,,, SEPSE FONDET PER BLERJE ARMATIMI TI I VJEDH BASHKE ME EDI HAJDUTIN....T.Q.ROBT O MINISTER PE LESHI....POPULL C'FARE PRET ME ,,NGRIHUNI TE SHPORRIM KETE KASTE HAJDUTESH.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë