Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë shuar 31 vatra, problematike mbetet situata në qarkun e Lezhës
Zjarrfikës duke fikur zjarrin
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve janë raportuar 36 vatra zjarri ku 31 prej tyre janë shuar, ndërsa 5 të tjera janë ende aktive.
Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në bashkitë: Tiranë, Kamëz, Durrës, Kavajë, Krujë, Mat, Rogozhinë, Lushnje, Roskovec, Vlorë, Dimal, Skrapar, Himarë, Prrenjas, Vau-Dejës, Shkodër, Dibër dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht, po punohet në:
Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të lartë në një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe nuk mundëson ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Forcat operacionale janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e tij; midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Zjarri është aktiv me intensitet të ulët dhe kryesisht digjet humus, pa patur rrezik për përhapje. Rrezik për banesa nuk ka. Situata është nën monitorim.
Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore, më datë 20.08.2024. Në terren po punonjnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor. Nuk ka rrezik për banesa, situata është nënë monitorim: në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës, riaktivizim i zjarrit në sipërfaqe me shkurre. Nuk paraqet rrezik për banesa. Situata është nën monitorim.
Qarkun e Vlorës: në fshatin Sopot, njësia administrative Delvinë, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre në majë të malit, por pa asnje mundësi për ndërhyrje. Nuk paraqet rrezik për banesa. Forcat operacionale po mbajnë në monitorim vatrën e zjarrit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3456
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 16! Autoritetet lokale: Kemi gjetur mbetje të paidentifikueshme
12 Janar, 07:50
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
Jennifer Lopez ‘i mbyll derën’ Ben Affleck, aktori strehohet tek ish-gruaja e parë, shtëpia 20 milionë dollarëshe u përfshi nga zjarri
9 Janar, 14:21
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41