Prej disa ditësh situata me zjarret në vendin tonë ka qenë kritike. Se fundmi në lidhje me përhapjen masive të zjarreve në Qarqet Gjirokastër dhe Lezhë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Në deklaratë thuhet se Presidenti po e ndjek me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë. Më pas Meta inkurajon Forcat e Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme si dhe njësitë e Emergjencave Civile për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Reagimi i i Presidences:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.

Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.