Zjarret në vend, situata problematike në Mashkullorë, fillon evakuimi i banorëve! Në Karaburun flakët po mbahen nën kontroll, nesër ndërhyjnë 2 helikopterët nga Holanda

Zjarret në vend, situata problematike në Mashkullorë, fillon evakuimi i banorëve! Në Karaburun flakët po mbahen nën kontroll, nesër ndërhyjnë 2 helikopterët nga Holanda

Zjarri në Mashkullorë, në majën e Rrunës në Kukës dhe në Karaburun, janë tre vatrat që paraqesin rrezikshmëri më të lartë ditën e sotme. Në Mashkullorë të Gjirokastrës era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.  

Në Karaburun, flakët po mbahen nën kontroll në mënyrë që të mos prekin Parkun e Llogarasë. Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të ndërhyhet me dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda, për të vënë nën kontroll situatën.

Situata është mjaft problematike edhe në Majën e Rrunës në Kukës, ku ka filluar ndërhyrja nga ajri.

Vatrat aktive të zjarrit në vend:

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit - Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra po mbahet nën kontroll.

Kukës - Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.

Mirditë - Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.

Vermosh - Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

Tropojë - Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.

Shkodër - Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.

Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.

Lugina e Valbonës - Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri.


Lajmi kryesor:

Zjarret, era përkeqëson situatën në Karaburun, digjen pyjet me bredha! Ndërhyhet me helikopter nga ajri! Situatë kritike dhe në Mashkullorë të Gjirokastrës, nis evakuimi i banorëve


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt