Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me zjarret që kanë rënë në vendin tonë, por edhe në Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.
Përmes një postimi në X Von der Leyen shprehet se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura.
“Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.
Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”,shkruan ajo.
Lajmi kryesor:
8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)










