Ndryshe nga sa tha zv.ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici se situata me zjarret në Vlorë nuk është jashtë kontrollit, Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, nga terreni u shpreh se është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët. Në lidhje telefonike për 'Report Tv', Mamaj u shpreh se situata është vështirësuar edhe nga ndryshimi i krahut të erës, duke shtuar se do të ndërhyjnë në të gjitha vatrat gjatë natës, kur bie edhe intensiteti i flakëve. Ai tha se ditën e nesërme, në ndihmë të zjarrfikësve do të shkojë dhe ushtria, duke shpresuar edhe në riparimin e helikopterëve për të shuar flakët.
"Situata është e vështirë për shkak të ndryshimit të drejtimit të erës. Jemi në terren dh epo përpiqemi të shmangim përhapjen e flakëve. Nuk e di se çfarë ka thënë zv.ministrja, por besoj që ndrhyrja nga ajri është e domosdoshme. Helikopterët janë në remont pas katastrofën në Malin e Tomorit dhe remontet janë çështje teknike. Zjarret janë të paparashikueshme dhe nuk e parashikojmë dot nëse e përballojmë me këto forca. Por gjatë natës bie intensiteti i zjarrit dhe do përpiqemi të ndërhymë në të gjitha vatrat që në mëngjes mos të kemi këtë situatë. Ne jemi në vazhdimësi në terren, nesër do të ketë ndërhyrje ushtarake, le të shpresojmë që me punën tonë, mbase riparohen në kohë helikopterët dhe të bëhet e mundur një ndërhyrje nga ajri dhe të normalizohet situata. Zjarri favorizohet edhe nga era. Nesër do ketë përsëri ndërhyrje të forcave ushtarake", tha ai.
Pak më herët, Bici tha për 'Report Tv' se nuk ishte e nevojshme përdorimi i helikopterëve ndërkaq pranoi se ata janë në remont, ndonëse jemi në pikun e sezonit të verës, ku rreziku nga zjarret është mjaft i lartë.
Lajmi kryesor:
Vlora 10 ditë nën flakë, përpijnë mijëra hektarë pyje në Tragjas e Karaburun! Zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara në Dukat! Prefekti: E domosdoshme ndërhyrja nga ajri
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flakët shkrumbojnë 6 kazanë plehrash në dy vendgrumbullime në Elbasan! Hetime nëse janë zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)
4 Shkurt, 20:10
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari
4 Shkurt, 14:22
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
-
Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit, shkak dyshohet mbingarkesa në rrjet (VIDEO)
3 Shkurt, 19:44
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
2 Shkurt, 14:30
-
Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt
2 Shkurt, 12:56
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Sarandë/ Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit! Vihen në pranga (FOTO+VIDEO)
1 Shkurt, 19:17
-
'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem (VIDEO)
1 Shkurt, 18:27
-
Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale
1 Shkurt, 12:28
-
Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit
1 Shkurt, 11:51