Zjarret, Peleshi kritikon kryetarët e bashkive: Ka dështuar rrjeti i monitorimit! Keni emëruar drejtorë të Emergjencave Civile njerëz që s'ua dinë as emrin

Duke marrë shkak nga situata e zjarreve në Peshtan dhe tek fusha e mbetjeve në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mblodhi sot në një takim Prefektët, kryetarët e bashkive si dhe drejtues të strukturave të mbrojtjes civile.

Duke bërë një panoramë të situatës, Peleshi foli për dështim të sinjalizimit të hershëm dhe u kërkoi drejtuesve vendorë të kenë gati edhe planet e evakuimeve.

“Mbani kontakte të përditshme me kryepleqtë e fshatrave, t'i trajnoni, t'i kërkoni të njoftojnë. Sinjalizimi i hershëm është çelësi. Nga eksperienca ku funksion siç duhet sistemi nuk ka zjarre të mëdha. Shmangin atë që është thelbi, humbjen e jetëve të njerëzve, sepse përmasat e emergjencës nuk mund të rriten nëse jemi në mënyrë kapilare në monitorim.  Kemi parë që vende shumë më të fuqishme se ne si Turqia, apo edhe së fundi Greqia përballen me emergjenca shumë të forta, dëme të mëdha, në njerëz në pasuri. Pra, nuk është e lehtë, sado ta kesh flotën e helikopterëve apo zjarrfikësit, nuk mund të përballesh me emergjencat kur ato marrin përmasa të mëdha ” tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tërhoqi vëmendjen drejtuesve të qarqeve për të forcuar rrjetin e monitorimit pasi deri tani për pushtetin vendor, struktura e  emergjencës civile është konsideruar si e dorës së dytë.

“Ka bashki që nuk e kanë parësore punën e emergjencave civile. E quajnë punë të dorës së dytë. Kanë emëruar dhe një që sia dinë as emrin. Sepse mendojnë se ka një big brother e kanë një telefon dhe kërkojnë helikopterin” tha Peleshi

Kapacitetet tha Peleshi janë të mjaftueshme, ndërsa në rast nevoje, ndihmë do të ketë edhe nga mekanizmi Europian i Mbrojtjes civile.

  “Ne nuk jemi një vend pa kapacitete operacionale. Kemi 1600 punonjës zjarrfikës në të gjithë vendin, 182 mjete zjarrfikëse, 80 autobote uji, kemi personelin dhe mjetet e FA që siç e dini që në çdo emergjencë janë në ballë të aksionit, të gjitha strukturat e policisë që është në dispozicion dhe me të cilët punojnë shumë mirë, urgjencën shëndetësore, rrjetin e vullnetarëve, etj. Ne kemi edhe një suport nga ky mekanizëm që na ka funksionuar dhe është një nga më efiçentët.

Njjë ndihmë jo pak të vogël sipas ministrit të Mbrojtjes kanë dhënë edhe dronët puna dhe imazhet satelitore që kanë evidentuar 125 vatra zjarri në muajt qershor-korrik.  Që prej një viti Shqipëria ka edhe mbështetje shumë të madhe nga anëtarësimi me të drejta të plota në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

“Kjo do të thotë që nëse në të gjitha nivelet vendore e qendore shterojnë burimet, ne kemi edhe një suport nga ky mekanizzëm që na ka funksionuar dhe është një nga më efiçentët. Teknologjia është shtuar. Kemi dronët për rikonjicionet, kemi dronët ”Puma” që janë vënë në punë nga viti i kaluar e që na japin informacion shumë të dobishëm dhe në kohë shumë të shpejtë. Gjithashtu edhe imazhet satelitore janë tani një ndihmë dhe një vlerë e shtuar”,  u shpreh Peleshi. 

 Sipas këtyre të dhënave satelitore, Ministri Peleshi tha se janë evidentuar 125 vatra zjarrit në muajt qershor-korrik, vatra të cilat janë menaxhuar shumë mirë nga njëistë vendore.

Duke folur për situatën aktuale në dy vatrat aktive, në pyllin e fshatit Peshatn në Fier dhe fushën e mbetjeve në Vlorë, z.Peleshi u shpreh:

“Sot kemi dy zjarre aktive dhe shumë kritike, një është pranë pyllit në fshatin Peshtan dhe vatra  tjetër në fushën e mbetjeve në Vlorë. Zjarri në fushën e mbetjeve të Vlorës sot po përballohet nga forca të shumta të FA. Në Peshatn kemi 50 efektivë, dy autobotë uji, 15 forca bashkiake, krahas 50 forcave policore dhe helikopterit Cougar që ka punuar vazhdimisht. Dhe në Vlorë pas 20 ditësh u riaktivizua përsëri vatra. Helikopteri është aty me shumë mjete zjarrfikëse, autobotë uji dhe mjetet të tjera gërrmuese. Por duhet thënë që sa herë që ka një zjarr të madh, ka një lloj dështimi nga rrjeti i monitorimit dhe i sinjalizimit të hershëm. Nuk ka shans që nëse ky rrjet funksionon siç duhet, duke filluar nga kryepleqtë e fshatrave apo sensibilizimi i komuniteteve. Nëse njoftohet herët nuk ka mundësi që zjarri të marrë përmasa të mëdha” u shpreh Ministri i Mbrojtjes. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë