Reth 15 hektarë pyje dhe shkurre janë djegur deri më tani pranë “Majës se Zezë” në afërsi të Rrjollit në Velipojë, ndërsa akoma nuk ka ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve, kjo e ndikuar edhe nga terreni i thyer malor në zonë.
Ndryshe nga zonat e tjera të përfshira nga zjarret, në Rrjoll ka munguar edhe ndërhyrja nga ajri, ndërsa situata është lënë në mëshirë të fatit.
Mbrëmjen e së shtunës, vatrat e zjarrit i janë afruar shumë bregdetit, por fatmirësisht si pasojë e erërave, flakët janë drejtuar në lartësi të malit.
Nga ana tjetër pushuesit kanë filluar të largohen si pasojë e reve të tymit të krijuara në bregdet gjatë këtyre tre ditëve pranë zonës se Rrjollit.
Situata mbetet problematike nga mungesa e ndërhyrjes, ndërsa burime të pakonfirmuara bëjnë me dije së vartat e zjarrit në male janë shtrirë deri në afërsi të Torovicës.
Tashme flakët janë drejtuar pranë Malit të Kolajve në Velipojë, një zonë e cila është e pabanuar por përdoret nga banoret e zonës për kullota.
Edhe në këtë pjesë terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses apo edhe të ushtrisë.

(Pamje nga Torovica)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO