Teksa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe autoritetet kanë raportuar për dhjetëra vdekje, sasia e madhe e tymit është gjithashtu e frikshme, duke rrezikuar shëndetin e miliona amerikanëve që jetojnë në zonat e prekura.
Për momentin flitet për 31 viktima nga flakët, po fatura është e destinuar të përkeqësohet.
Gjithashtu raportohet se në Kaliforni, Washington dhe Oregon ka dhjetëra të zhdukur ndërsa zyrtarët e emergjencave janë shprehur se njerëzit duhet të përgatiten për një katastrofë "masive vdekjeprurëse".
Gjuhët e flakëve prej tre javësh kanë rrafshuar miliona hektarë, shkatërruar mijëra shtëpi dhe kanë detyruar gjysmë milioni njerëz të evakuohen
Ndërsa deri tani Kalifornia ka regjistruar 22 viktima nesër këtu pritet edhe ardhja e Presidentit Donald Trump.
Kundërshtari i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, demokrati Joe Biden, ka drejtuar gishtin drejt ndryshimit të klimës, ashtu si edhe guvernatorët e Kalifornisë, Oregonit dhe shtetit të Uashingtonit, të cilët i përkasin partisë së tij.