Zjarret vdekjeprurëse kanë përfshirë kontinentin. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së (ËMO) paralajmëroi se pritet që temperaturat të rriten sërish.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
"Në të ardhmen, këto lloj valë të nxehti do të jenë normale dhe ne do të shohim ekstreme edhe më të forta," tha shefi i ËMO Peterri Taalas.
Përveç temperaturave rekord në Britaninë e Madhe, disa shërbime zjarrfikëse deklaruan incidente të mëdha pas një rritje të zjarreve.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:59
Momenti i pabesueshëm, 50-veçari në Spanjë del duke vrapuar nga flakët (VIDEO)
Një fermer spanjoll i ka shpëtuar për mrekulli flakëve në Spanjë. 50-vjeçari po përpiqej që të hapte një kanal me eskavator për të krijuar një pengesë ndaj përhapjes së flakëve që po i afroheshin zonës së banuar në qytetin Tabara.
Angel Martin Arjona, po drejtonte një ekskavator pranë zjarrit në një fushë, kur automjeti u përfshi nga flakët.
Disa sekonda më vonë, ai u pa duke vrapuar ndërsa rrobat e tij ishin përfshirë nga flakët. Ai ka pësuar djegie dhe është dërguar në spital.
Që nga fillimi i valës së të nxehtit që godet Evropën në verën e kontinentit në vitin 2022, më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta, sipas organeve shëndetësore në Spanjë dhe Portugali.