Zjarrfikset e Vlorës, plan masash për monitorimin e situatës, Kapaj: T’iu hapet rruga kur janë në shërbim

Në prag të sezonit të verës, shërbimi i mbrojtjes kundër zjarrit në Vlorë, ka hartuar një plan masash lidhur me mbarëvajtjen e rasteve të zjarreve. Janë përcaktuar zonat e rriskut, aty ku ndërhyrja mbetet ende problematike. Ndërsa duket se do të vijojnë problemet e ndërhyrjes  edhe në zonat më të largëta të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës i qytetit të Vlorës ka një shtrirje territoriale relativisht të madhe, duke qenë se ky stacion zjarrfikës mbulon edhe qytetin e Selenicës, Novoselën, parkun e Llogorasë, e madje edhe ishullin e Sazanit apo Karaburunin.

Por problemi më i madh dhe vonesat për ndërhyrje, shkaktohen brenda qytetit, ku si pasojë e parkingjeve dhe trafikut të rënduar vonesat janë mjaft të mëdha.

Ne kemi probleme me lëvizjen e mjeteve zjarrëfikseve në qytete, sepse ne na bllokohet rruga sapo dalim nga ambientet tona. Iu bëjmë të gjithë përdoruesve të rrugës të hapin rrugën zjarrfikseve se kur dëgjohet një sirenë, shërbimi zjarrëfikës është duke vajtur diku, nuk i bie kot sirenës.

Luan Kapaj, shërbimi zjarrfikës Vlorë

Një problem tjetër sa i përket shkuarjes në vendin ku ka rënë zjarr, është edhe infrastruktura rrugore, e cila është shumë e amortizuar. Kjo problematikë është ngritur shpesh herë, megjithatë asnjë masë nuk është marrë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen