Zjarrfikësit hipin mbi tarracën e dyqanit për të shuar nga dritarja flakët në banesën e studenteve (VIDEO)

Ndërtimet pa kriter në Shqipëri, e bëjnë mjaft të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. I tillë është edhe një rast në qytetin e Shkodrës, kur një zjarr përfshiu një banesën në katin e tretë të një pallati, përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Në banesë jetonin studente, ku njëra prej tyre është dërguar në spitalin e Shkodrës. Për të shuar flakët, punonjësit e forcave zjarrfikëse janë detyruar të hipin mbi tarracën e ndërtesave ngjitur me pallatin (dyqane), për të bërë të mundur ndërhyrjen nga dritarja e banesës për shuarjen e flakëve.

Studentja 20-vjeçare Esmeralda Gj, nga Elbasani, është transportuar drejt QSUT për të marrë shërbim më të specializuar.

"Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barakopoli Albanistan: 27/03/2019 17:12

    Dyqane_ shtesa pa leje!dhe njerezit ecin bashke me makinat ne rruge te madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen