Zjarri, arrestohet 26 vjeçari
luajti me fishekzjarre

Zjarri, arrestohet 26 vjeçari<br />luajti me fishekzjarre
Tiranë – Policia arreston një 26 vjeçar si shkaktar të zjarrit që ra pasditen e së hënës në një magazinë fishekzjarresh në kryqëzimin e Unazës së Re, në afërsi të zonës së njohur "Qyteti i Nxënësve", dhe që dogji 20 dyqane dhe një shtëpi .

Hajri Dragjoshi është arrestuar nga policia pasi akuzohet se rreth orës 16:00 ka qenë duke luajtur me fishekzjarre në afërsi të tregut. Pakujdesia e të riut ka bërë që flakët të përhapen duke shkaktuar dhe dënim e madh.

“Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se dje rreth orës 16.20’, në rrugën “Konferenca e Pezës“, në afërsi të tregu ushqimor, nga pakujdesia duke ndezur një fishekzjarr ka shkaktuar zjarr në dyqanin e tij dhe më pas nag përhapja e flakëve janë djegur një pjesë dyqaneve që tregtonin mallra shumice (në total 20 dyqane).“
deklaroi sot në një konferencë për shtyp zedhenësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini.

Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë bëri identifikimin dhe më pas ndalimin e 26 vjeçarit, rreth orës 23.00 , po të asaj dite.

Për shuarjen e flakëve ndihmuan edhe zjarrfikëse të mbërritur nga qyteti i Durrësit, Ministria e Mbrojtjes, si dhe mjete të tjera nga Bashkia e Tiranës.
Paraprakisht nga ekspertët xhenier në vendgjarje dyshohet se shkak i këtij zjarri të fuqishëm të këtë qënë një shkëndije elektrike.  Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për konsumim të veprës penale të Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia, parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.

Flakët të nisura pas orës 16:00 të mbasditës së djeshme, përfunduan për 3 orë, pas shumë ndërhyrjesh nga ana e 10 zjarrëfiksve të Tiranës dhe të rretheve dhe me pjesëmarrjen e ushtrisë, RENEA-s. Situata u normalizuar pa shënuar të plagosur, por u dogj një banesa dhe biznese të shumta.

ÇFARE NDODHI DJE, 21 NENTOR

Rreth orë 16:00 flakët përpinë një magazinë fishekzjarresh. Rreziku më i madh përbëhej nga pozicioni i fabrikës, e cila gjendet në kryqëzimin e unazës së re në vendin ku gjendet tregu ushqimor në Kombinat, në qytetin e nxënësve. Pas më shumë se 3 orë përpjekjesh, me pjesëmarrjen e ushtrisë, RENEA-s, 10 zjarrëfikëseve, situata u normalizuar pa shënuar të plagosur.
Në vendngjarje u mobilizuan që nga Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Deputeti socialist i zonës Sajmir Tahiri dhe përfaqësues të Bashkisë.

Dyshohet se flakët u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike në një magazinë lodrash dhe janë përhapur më pas edhe në magazinën e fishekzjarrëve.

Policia e ka pasur të vështirë të futet në lagje, duke qëne se tymi i dendur ka bllokuar edhe të gjithë trafikun përreth zonës.

Policia evakuoi banorët të zonës, për të minimizuar rrezikun e lëndimit.

Dy zjarrfikëse të tjera kanë mbërritur nga Durrësi dhe i janë bashkuar ekipit të zjarrfikësve. Zjarrfikëset po punojnë për të kontrolluar flakët, duke qenë se shumë pranë magazinës gjendet edhe një pikë karburanti.

Mësohet se nga flakët janë shkatërruar një shtëpi dhe rreth 25 biznese. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

ALARMOHEN INSTITUCIONET

Në vendngjarje ndodhen shumë politikanë duke filluar që nga zv/ministri i Brendshëm Ferdinadn Poni, deputeti socialist i zonës Sajmir Tahiri, të cilët po ndjekin situatën për shkak të rrezikshmërisë që paraqet vendi ku ndodhet magazina e fishekzjarreve dhe subjektet rreth e rrotull. Banorët që janë afër magazinës po evuakuohen, por nuk ka të dhëna të qarta nesë janë larguar që të gjithë.

KRYEZJARREFIKESI: SITUATA SHQETESUESE

Kreu i zjarrëfikësave të Tiranës Dilaver Laçi deklaroi për mediat se situata është e vështirë. Sipas tij puna vështirësohet nga vendndodhja dhe përmbajtja e materialeve që ka magazina. Një banesë afër është djegur. Në vendngjarje janë 10 zjarrëfikëset e mundshme nga Tirana dhe Durrësi. Rrezik paraqet dhe një pikë karburanti e ndodhur aty pranë.

KERKOHET NDIHME E USHTRISE E RENEAS

Nuk mjaftojnë forcat zjarrëfikëse që janë në vendngjarje. Kërkohet ndihma e zjarrëfikëseve nga qytete të tjera si Lezha e Kavaja. Eshtë kërkuar dhe ndihma e ushtrisë dhe forcave RENEA për të vënë situatën nën kontroll.
Reporterët e shqiptarja.com në vendngjarje raportojnë se rrezik mbetet pika e karburantit që është vetëm 50 m larg magazinës së fishekzjarreve.

HAKI HOXHA KRYEZJARREFIKES I TIRANES: SHPEJT SITUATA NEN KONTROLL

"Nuk ka asnjë të lenduar. Po punojmë për të vënë situatën nën kontroll. Do të hapim një kanal për të shpëtuar banesat dhe pikën e karburantit. Eshtë djegur vetëm tregu"

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS