Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një objekt në fshatin Burimas të baskisë Maliq.
Sipas burimeve bëhet fjalë për një magazinë e cila mbante brenda ambalazhe(kuti kartoni) për mbajtjen e frutave, mollëve.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për dëme në njerëz.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur eliminimin e rrezikut për përfshirjen nga flakët edhe të banesës e cila ishte ngjitur me magazinën.
Zjarri ka rënë rreth orës 13 e 20 minuta.
Komento