Situata në Daias (pranë Lundrës) të Tiranës dhe kodrat përreth vijon ende të jetë kritike.
Operacioni për shuarjen e flakëve po ndiqet nga afër nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe Kamzës.
Policia ka bllokuar rrugën që lidh Tiranën me Lundrës dhe Daiasin. Është bllokuar në hyrje të Mulletit, nuk lejohen makinat të kalojnë.
Gjithashtu në vendin më kritik të zjarrit është drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba dhe strukturat e tjera policore për të menaxhuar situatën.
Deri tani zjarri i përmasave të mëdha është në zonat kodrinore dhe nuk raportohet që të jetë në afërsi të banesave apo objekteve.
Situata po menaxhohet nga strukturat e zjarrfikësve për të mos lejuar përhapjen në zona kritike, ndërsa për shkak të errësirës është e pamundur ndërhyrja nga ajri. Deri tani nuk ka të angazhuara forca të ushtrisë.
Ndërkohë drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar se për shkak të zjarreve në zonën e Priskës e të Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur, pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike. Për rrjedhojë në Lundër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Lajmi kryesor:
‘Luftë’ me zjarret/ Disa vatra rreth Tiranës, situatë ‘alarmante’ mes Lundrës e Priskës! Në Lurë rrezikohen banesat! Krutanët largojnë fëmijët e të moshuarit











