RROGOZHINE- Dy të paraburgosurit që cilësohen si shkaktarë të rënies së zjarrit në burgun e Rrogozhinës, kanë deklaruar se gjithçka mes tyre kishte filluar një lojë brenda ambjentit të qelisë, por që shumë shpejt situata i ka dalë jashtë kontrollit. Dy të paraburgosurit Ledion Gjika dhe Jurges Muçollari, kanë treguar se janë ndjerë të vetmur si pasojë e mos vizitave të kryera nga ana e familjarëve të tyre. Të ndjerë të braktisur, ata kanë filluar të luajnë me një bombël gazi, të cilin e kishinnë qelinë e tyre, pasi ja kishin sjellë disa muaj më parë familjarët.
Bombola e gazit ka hyrë në këtë burg, pasi institucioni i vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, nuk cilësohet si burg i sigurisë së lart, dhe se janë disa materiale që lejohen të futen në qelitë e të dënuarve. Teksa luanin me njëri-tjetrin, dy të paraburgosurit kanë deklaruar në prokurori se kanë vendosur ti venë zjarin dhomës së tyre, por gjithçka ka nisur si shaka. Gjika dhe Muçollari, kanë hapur gazin duke i kanë vënë zjarin bombëlës, fill pas saj morrën zjarr dhe dyshekët e krevatit, duke provokuar kështu flakët e mëdha. Në dëshminë e tyre dy të rinjtë janë shprehur se skanë pasur asnjë qëllim për tu arratisur, por gjithçka ka nisur si lojë.
Ndaj tyre është ngritur akuza e “Shkatërimit të pronës me zjarr” kryer në bashkëpunim. Ndërkohë nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve mësohet se në burgun e Rrogozhinës, vuajnë dënimin rreth 465 persona të dënuar dhe 229 janë persona që ndodhen në paraburgim. Institucioni i burgjeve gjatë kësaj kohe ka marrë masa të menjëhershme për pastrimin e ambjenteve dhe lyerjen e qelive që u përfshinë në flakë, mme qëllim rikthimin sërisht të të dënuarve në qelitë e tyre. Pjesa më e madhe e të dënuarve gjatë kohës së evakuimit nga burgu, janë transportuar në burgun e Peqinit.
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com