​Në një kohë kur Prokuroria ka një version të qartë mbi ngjarjen e ndodhur në burgun e Shënkollit, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyre te parandalonin këtë ngjarje.
 
Ministri Manjani thekson se është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon dhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje.
 
Gjithashtu, Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elemente të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet penitenciare.