Zjarri në Finiq dhe Dropull, Dule:  
Politikë kundër minoritetit grek?

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule lëshon akuza ndaj qeverisë për situatën e zjarreve në Finiq dhe Dropull.
 
Dule thotë se prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq janë në mëshirën e zjarreve, ndërsa ka ndërprerje të energjisë dhe uji është me pikatore.
 
Por Dule në statusin e tij ngre pyetjen nëse situata është thjesht pasojë e mungesës së kapaciteteve, apo janë politika të mbrapshta të menduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?
 
Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore.
 
Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?
” thotë Dule.
 
Në Dropull dhe në Finiq vijojnë zjarret prej disa ditësh, ndërsa herë pas herë shuhen, por ka pasur sërish riaktivizime. 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione