Zjarri në Dukat të Vlorës është neutralizuar dhe po punohet për vendosjen nën kontroll të plotë të flakëve.
Përmes një njoftimi, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se falë angazhimit të jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura dhe forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.
Nufi ka thënë gjithashtu se në terren për shuarjen e flakëve kanë operuar 70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, 2 efektivë të Policisë Ushtarake dhe 2 avionë zjarrfikës.
Njoftimi i Nufit:
Në Dukat, Vlorë ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, 2 efektivë të Policisë Ushtarake dhe 2 avionë zjarrfikës - në vijën e parë të përballimit të një situate jo të lehtë.
Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.
Krenarë për secilin prej efektivëve tanë të angazhuar, të cilët vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa trupat mbeten në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.
Lajmi kryesor:
Zjarret/ 4 banesa të djegura dhe disa familje të evakuara në Gojan të Pukës! Në Tenë të Mirditës banorët u larguan nga shtëpitë! Situatë më e qetë në mbrëmje (VIDEO)







