Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas dje në ditën e parë të punës, ndërron jetë në spital 57-vjeçari! Arrestohet përgjegjësi teknik

57-vjeçari Besnik Bojaku, i mbetur i plagosur në zjarrin që ra dje në  një fabrikë në Maminas ka humbur jetën në spital. Ndërkohë që policia ka njoftuar se ka arrestuar Bexhet Ziaj, 67 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik. 

"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga  zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë", thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet për Report Tv thanë se ishte një fabrikë moderne rreth 7 milion euro me teknologji më moderne për prodhimin e tullave e cila ende nuk kishte hyre në prodhim, por prodhonte në mënyrë eksperimentale. Dje rreth orë 11:00 kanë qenë 120 punëtorë në fabrikë dhe ndërmjet ka qenë Besnik Bojaku, saldator. Ka qenë afër vatrës së zjarrit duke punuar aty ka pësuar djegie të konsiderueshme, ka ndërruar jetë në spital. Të gjithë punëtorët e tjerë kanë dalë pa lëndime. Ndërkohë nga këqyrja paraprake është vënë re se muret e fabrikës janë sanduiç dhe ndërmjet tyre kalojnë me mijëra kabuj elektrike dhe është e vështirë për të gjetur se ku është shkaktuar zjarri. paraprakisht dyshohet se ka ndodhur nga shkëndija elektrike.

 Fabrikës që do të niste dje aktivitetin prodhues i është shkatërruar investimin me vlerë afro 2 milionë euro, në pronësi të biznesmenit Asllan Baraj.

 

VIDEO- Të dhenat  e fundit nga gazetari Artur Korriku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Ekspertiza për zjarrin në fabrikën në maminas/ Burime për Report Tv: Bombola e gazit e saldimit mund t'i ketë marrë jetën punëtorit

1622199125_zjarrimaminas001.jpg

Burimet nga grupi hetimor të përbërë nga 2 ekspertë të luftës kundër zjarrit dhe një OPGJ kanë që dje që po hetojnë për shkaqet e zjarrit në fabrikën e tullave në Maminas.

Burimet për Report Tv thanë se ishte një fabrikë moderne rreth 7 milion euro me teknologji më moderne për prodhimin e tullave e cila ende nuk kishte hyre në prodhim, por prodhonte në mënyrë eksperimentale. Dje rreth orë 11:00 kanë qenë 120 punëtorë në fabrikë, mes të cilëve edhe Besnik Bojaku, saldator. Ky i fundit ka qenë afër vatrës së zjarrit duke punuar, ndërsa ka pësuar djegie të konsiderueshme, duke ndërruar jetë në spital. Fatmirësisht, të gjithë punëtorët e tjerë kanë dalë pa lëndime. Ndërkohë nga këqyrja paraprake është vënë re se muret e fabrikës janë sanduiç dhe ndërmjet tyre kalojnë me mijëra kabuj elektrike dhe është e vështirë për të gjetur se ku është shkaktuar zjarri. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/05/2021 23:43

    Mendoj qe eshte bere arresti i gabuar.Ku eshte faji i pergjegjesit teknik ne nje fabrike te re, qe akoma nuk kishte filluar mire nga puna ?! Per mendimin tim, fajtori duhet pare te cilesia e materialeve te perdorura per sist.elektrik;te nje gabim i mundshem i elektricisteve;tek ata qe ne fund e kontrolluan fabriken,para fillimit te prodhimit dhe e kane kaluar me noten 10,si dhe pronari ,nese ka dashur te beje kursim dhe ja pasojat,sepse thuhet //malli i lire te del i shtrenjte//.

    Përgjigju
  • tullaxhiu: 29/05/2021 11:33

    nuk ka faj asnji pervec pronarit o robo.ai esht qe hedh leket.sa me shum lek hudh aq me shum behen punet e mira.ka paguar pake ka gjet elekticista te lodhur ose pa eksperience e kane perdorur materiale skadente e ndodh kjo qe ndodhi. ngushellime familjes per te ndjerin

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/05/2021 11:14

    Kur nderton pa stantard kjo do ndodhi.

    Përgjigju
  • Anonim: 29/05/2021 11:03

    Fabrike tullash ne mes te fshatit. Kush i jep keto leje?

    Përgjigju
  • Cimi: 29/05/2021 09:12

    Amon Ca fabrik e lodhme pergjegjsi teknik nje pensionist dhe demek e ka fajin ai. Fain e ka Pronari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës