Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit

Zjarri në Finiq ditën e sotme ka rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit që mbart pasuri të mëdha kulturore por jo vetëm. Për këtë foli në Report Tv, pedagogu dhe arkeologu Jani Koçillari. Ai u shpreh se kemi të bëjmë me një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të Shqipërisë, pas Bylisit dhe Apollonisë.

'Ka prekur një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri. Epiqendrën e Epirit. Po flasim për sitin më të rëndësishëm pas Bylisit dhe Apollonisë. Ka dhe Butrintin afër. Ka qenë epiqendër pas rënies së perandorisë Hajakite, ka qenë kryeqyteti i ri. Një nga qytete që përmenden nga historianë. Parku nuk është vetëm pjesa lart, Akropoli, Teatri e periudhës paleo-kristiane. Kemi dhe thesarin e Finiqit është një nga qendrat më të pasur siç thotë Polibi.'

Zjarri sipas tij mund të dëmtojë një nga pasuritë më të mëdha nga aspekti turistik dhe ekonomik.

'Ky zjarr ka arritur deri lart. Qyteti ka dhe një pjesë poshtë, ku janë dhe banesat. Ka dhe mure fortifikuese. Tani një zjarr i madh siç mund ta mendoni dëmton një nga pasuritë arkeologjike nga aspekti turistik dhe ekonomik. Ministria ka miratuar vazhdimësinë e projektit kërkimor para 30 ditësh. Para 40 ditësh isha duke xhiruara atje një dokumentar.'

Koçillari thekson se kjo mund të ndodh edhe nga dora e njeriut, megjithatë vlerësimet do të bëhen në shtator, atëherë kur restauratorët të zbresin në terren.

'Zjarret mund të ndodhin edhe nga dora e njeriut. Por shpresoj të mos jetë. Krijojnë një dëm të jashtëzakonshëm. Në momentin kur do filloj fushata arkeologjike në shtator, do jetë më problematike. Kemi ne pasuri atje të jashtëzakonshme ku gjithë personeli nuk arrin të garantojë siguri.'

Flakët e zjarrit mund të kenë prekur pjesën e poshtme të sitit arkeologjik.

'Nga pamjet pasuria arkeologjike është prekur. Nuk është vetëm pjesa lart, por edhe pjesa poshtë. Në momentin që preken nga zjarri krijojnë dëm të madh. Është prekur parku. Detyra e parë do bëjnë vlerësimin me situatën e parkut, e dyta do jetë pastrimi i gjithë sipërfaqes së strukturës së dëmtuar.

Pastaj do fillohet fushata arkeologjike dhe do merren masa që këto situata të mos krijohen. Janë prekur dhe struktura arkeologjike pasi sipërfaqja është shumë e madhe. Do bëhet dhe një vlerësim si do jenë dëmet. Janë dhe restauratorët që do bëjnë vlerësimin.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre