Vatrat e zjarrit në Livinë të Finiqit janë shuar pas 24- orësh, përveç një vatre në malin mbi fshat, për fikjen e së cilës është kërkuar ndihmë nga ajri. (dron ne mal)
Pasojat në fshat janë të shumta, siç shihet në këto pamje të Report tv. (dron ne cati)
Katerina Dhimo dhe Dhimitrulla Miçi, dy të moshuara, fqinje me njëra-tjetren në Livinë kanë humbur gjithçka. Shtëpitë e tyre janë djegur, po kështu orenditë e sendet shtëpiake. (plane brenda)
Dëme ka dhe në blegtori, me 10 bagëti të ngordhura, stanet e hauret e përcëlluara nga flakët.
Për të parë nga afër dëmet mbërritën në Livinë, kryetari i bashkisë Finiq Romeo Çakuli, konsulli i Greqisë në Gjirokastër Dhimitri Zaharias dhe kryetari i OMONIA Vasil Kajo. Jashtë kamerës, kryebashkiaku tha se banorët do të mbështen për rikuperimin e dëmeve nga zjarri”.
OSHEE-ja po punon për rikthimin e energjisë dhe instalimet e reja. Ndërsa nga nesër është premtuar se do të fillojë ndërtimi i çative dhe riparimet e tjera në 2 shtëpitë e djegura.
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin, Mario Buzuka, i cili ndezi zjarrin një ditë më parë në fshatin Livinë. Buzuka i vuri flakën tokës së tij, por më pas zjarri për shkak të erës u përhap duke djegur shtëpitë e fqinjve, sipërfaqe të tëra me ullinj dhe malin ndërmjet fshatrave Livinë dhe Navaricë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
33.1%
-
Jo
60.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2121
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokoi trotuarin me inertet e punimeve në banesën e tij, gjobitet 20 mijë lekë 33-vjeçari në Vlorë (VIDEO)
21 Mars, 11:07
-
Sarandë/ E kishin kthyer lavazhin e makinave në ‘fole’ droge, dy të arrestuar! Sekuestrohet 1 kg kanabis (EMRAT + VIDEO)
21 Mars, 09:57
-
Në vitin 2025, mbi 10 mijë raste zjarri, raporti: Duhet logjistikë e kapacitete njerëzore të shtuara
20 Mars, 20:23
-
Të huajt në Vlorë urojnë paqe dhe begati në Fitër Bajram
20 Mars, 07:52
-
Qindra besimtarë falin namazin e Fitër Bajramit në Vlorë
20 Mars, 07:45
-
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për 9 bashki
19 Mars, 20:06
-
Aksident zinxhir në Vlorë, 6 makina përplasen në qendër të qytetit
19 Mars, 12:54
-
Lufta ‘ngrin’ pushimet në Turqi, bien rezervimet e shqiptarëve! Turizmi vendas shpresë për më shumë vizitorë
18 Mars, 15:02
-
Kalaja e Kaninës në Vlorë hapet në qershor për turistët! Arkeologu: Një pllakadë kushtuar Mbretit të Italisë, Viktor Emanuel u gjet gjatë restaurimit
18 Mars, 12:42
-
Tym i zi mbi Venecia, Bienalja përfshihet nga flakët! Zjarri bie në pavijonin e Serbisë
18 Mars, 11:39
-
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, qyteti që çdo ditë mikpret turistët
18 Mars, 08:38
-
Zjarr në kodrën e fshatit Somotinë të Pogradecit, zjarrfikësit dhe banorët ndërhyjnë për të shuar flakët
17 Mars, 19:14