Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.


Lajmi kryesor:

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës (VIDEO)