Situata vijon të jetë kritike në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishta, shkurre dhe sipërfaqe me bimësi, duke përshkuar deri tani rreth 25 hektarë.

Pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve të zonës, si dhe ndërhyrjes nga ajri, zjarri nuk është shuar.

Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë, ndërsa në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar në drejtim të një blloku banesash.


Lajmi kryesor:

Vendi s’gjen qetësi! Zjarri në Manati rrezikon banesat, bllokohet qarkullimi në aksin e vjetër Lezhë-Milot! Situatë kritike edhe në Peqin (VIDEO)