29 kanë qenë vatrat e zjarrit të konstatuara në të gjithë vendin 24 orët e kaluara. Lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes duke bërë me dije se janë ende aktive 7 vatra zjarri dhe 22 prej tyre janë vënë nën kontroll. Ndërkohë një tjetër vatër është raportuar që në orën 12:00 të ditës së sotme në Orosh të Mirditës ku rrezikohen banesat dhe 5 orë më vonë, është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri.
Zjarri i rënë i favorizuar dhe nga temperaturat e larta u është afruar banesave të fshatrave në këtë zonë duke rrezikuar edhe jetët e banorëve. Flakë janë shumë afër shtëpive. Përveç helikopterit që po ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit, edhe forcat zjasrrfikëse vijojnë të jenë në operacion.
Ndërkohë që në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës prej 10 ditësh një vatër zjarri vijon që të jetë aktive. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 20 zjarrfikës, 40 ushtare dhe 1 helikopter i cili ka ndërhyrë nga ajri. Zjarri nuk rrezikon banesat, ndërsa terreni i thyer e ka bërë të vështirë shuarjen e flakëve prandaj janë kërkuar përforcime.
Zjarri është fikur disa herë, por është riaktivizuar për shkak të gjetheve të cilat kanë përhapur flakët lehtësisht në terren.
Report Tv mëson se zjarri vijon të jetë aktiv edhe në Zgërdhesh të Krujës ku është kërkuar ndërhyrja e helikopterit.
Zjarri në Zgërdhesh të Krujës mbetet ende aktiv. Report Tv mëson se forcave të zjarrfikësve u është bashkuar një helikopter.
Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Shkëndij të bashkisë Belsh në Elbasan. Mësohet se janë djegur pemë dhe shkurre ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes por për shkak të terrenit malor dhe të erës, po bëhet më i vështirë izolimi i flakëve.
Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e mesditës në Zonën e Shpiragut në Berat, ku ka shkrumbuar sipërfaqe pylli të konsiderueshëm. Zjarri ka filluar me shkurret dhe ka vijuar pyllin me marre në fshatin Velçan njësia administrative Sinjë.
Forcat zjarrfikëse janë nisur me shpejtësi drejt zonës por pylli është disa km larg Beratit ndërsa mjetet nuk arrijnë dot deri në vatrën aktive pasi terreni është i thyer. Ndërkohë zjarrfikësit po luftojnë me flakët me pompat e shpinës dhe mjetet e dorës.
Burime pranë MZSH bëjnë me dije se zjarret janë të qëllimshme sapo kufizohen në zonën e Tomorit vijojnë në Zonën Shpiragut në perëndim të qarkut Berat.
Ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë. Zjarri në masivin pyjor është aktiv që prej orës 12:00 dhe flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime.
Po ashtu në operacion vijojnë të jenë dhe zjarrfikësit e strukturat e tjera vendore, nën drejtimin e pefektit të qarkut Lezhë Gjergj Prendi.
2 vatra zjarri në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh në Fushë Krujë. Në Luz një sipërfaqe e madhe me shkurre e ferra ka marre flakë dhe zjarri vijon të përparojë i favorizuar nga era. Ndërsa vatra e dyte është në afërsi të fshatit Zgërdhesh ku ndodhet dhe qyteti antik ilir i Albanopolis. Flaket vijojnë të djegin çfarë gjejnë përpara. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy grupe zjarrfikësish të Krujës me dy mjete zjarrfikëse.
Një zjarr i madh ka rënë në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku rrezikohen edhe banesat. Mësohet se zjarri i rënë i favorizuar dhe nga temperaturat e larta u është afruar banesave të fshatrave në këtë zonë duke rrezikuar edhe jetët e banorëve. Sikurse mund të shihni dhe nga këto pamje, zjarri është afruar tek shtëpitë e fshatit.
Një hapësire toke është përfshirë nga flakët në fshatin Mekat të njësisë administrative të Lllakatundit në qytetin e Vlorës.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm, i vendosur nga banorët e zonës për pastrimin e tokave buqësore. Zjarri është favorizuar nga era e fortë duke u përhapur me shpejtësi dhe duke dal jashtë kontrollit. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy mjete zjarrfikës dhe efektivët për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
29 kanë qenë vatrat e zjarrit të konstatuara në të gjithë vendin 24 orët e fundit. Lajmin e ka dhënë Ministria e Mbrojtjes.
‘Mbrojtja’ bën me dije forcat operacionale kanë bërë të mundur izolimin e plotë dhe shuarjen e vatrave: në fshatin Bërzanë, bashkia Lezhë, në fshatin Hamallaj, në zonën e plazhit në Currila, në fshatin Fllakë, bashkia Durrës, në vendin e quajtur “Kthesa e Paraspaurit” dhe “Qafa e Kumbullave” të fshatit Paraspuar, bashkia Poliçan, në lagjen “Tepe”, bashkia Shkodër, në fshatin Hajmel, bashkia Vau-Dejës, në fshatin Vrakë, bashkia Malësi e Madhe, në fshatin Gumenicë dhe në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë, në fshatin Novoselë, në fshatin Panaja, bashkia Vlorë, në Janjar të Bashkisë Konispol, në njësinë administrative Stravaj, bashkia Prrenjas, në fshatin Funarës, bashkia Librazhd, në fshatin Xherie bashkia Cerrik, në fshatin Mukaj, bashkia Vorë, në lagjen nr. 2 dhe në fshatin Bago, bashkia Kavajë, në fshatin Symiz, bashkia Maliq, në fshatin Malas, bashkia Mallakastër, në fshatin Kapaj, bashkia Fier.
Ndërkohë që janë ende aktive vatrat: në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, për të mos lejuar riaktivizim të vatrës që u fik dje, me ndërhyrjen edhe nga ajri; -në fshatin Bogovë, bashkia Skrapar, ka vijuar puna për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit së riaktivizuar ditën e djeshme. -në fshatin Arrë, bashkia Vau-Dejës, ku vatrat janë të izoluara totalisht, por vijon monitorimi i situatës nga forcat e shërbimit pyjor; - në njësinë administrative Temal, po të kësaj bashkie ku terreni malor e ka ngadalësuar procesin e shuarjes totale të vatrave
Puna vijon që prej mëngjesit në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, nga punonjës të zonave të mbrotjura dhe forca vullnetare; në Malin e Gravës, bashkia Finiq, ku ka filluar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që në orën 5:00 të ditës së sotme; në fshatin Skënderbej, bashkia Prrenjas ku gjithashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës që në orët e para të mëngjesit për venien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit
Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 315 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 36 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.
Nga 29 vatra vetem 7 jane aktive akoma . Ka pergjeghesi penale per zjarrvenie A jane shfrytezuar te gjitha burimet nherezore ,mjetet per shuarjen e tyre ?Shume deme ne krahasim mr vleren e tre helikoptereve qe te ishin ne dispizicion vetem per zjarret . Vjet qe katastrofe me zjarret dhe divjet e njejta situate . Per mua duhet organizim ne tre rajone te emergjencave ndryshe do jeqdohet situata.Policis te arrestoje kriminelet e zharrvenieve dhe asnje tilerim se rrezikojne jete njerzish dhe pasurute e tyre
Përgjigju