Zjarri në Komisariatin e Kamzëz, opozita kërkon sqarim nga institucionet: Të papërgjegjshme, s' janë respektuar rekomandimet! PS: Po bëhet hetim i thelluar

 

Ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave ndërroi jetë një 26 vjeçar i ndaluar ka shkaktuar debate edhe në komisione parlamentare.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, deputetja e PD Dhurata Çupi u shpreh se rekomandimet e Avokatit të Popullit për situatën në burgje nuk janë zbatuar.

“Ne duhet të reflektojmë dhe të mbajmë qëndrim si komision. Kërkojmë të kemi informacionin e duhur, ndaj duhet të vij në komision Avokati Popullit, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Burgjeve dhe të na sqarojnë. Ka pasur shume raporte të Avokatit të Popullit në qershor të 2021 ka pasur edhe një muaj më parë një raport të komitetit të Helsinkit për këtë komisariat. Ka pasur rekomandime nga avokati i popullit janë 10 rekomandime, ku kërkohet marra e masave të nevojshme të sigurisë, marrjen e masave të menjëhershme për kamerat e sigurisë brenda komisariatit 5, marrjen e masave për pajisjen me dushe, për marrjen në pyetje të personave të shoqëruar ndaluar apo arrestuar në dhomën e intervistimit, marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e kushteve për jetesë normale të shtetasve të ndaluar, marrjen e masave për instalimin e sistemit të ngrohjes me kaldajë, etj. Duket qartë një pa-përgjegjshmëri e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa ku ngjarja tragjike i vendos kapakun papërgjegjshmërisë. Ju ftoj që kërkesës tonë ti bashkëngjitet edhe kërkesa juaj ku në komisionin e ligjeve të vijnë të japin informacion, dhe gjithçka është bërë nga institucionet për të marrë masa për këto rekomandime. Është tragjike humbja e jetës së një të riu por ne nuk mund të lemë pa një përgjegjësi në mënyrë që në vazhdim të mos ndodhin ngjarje të tilla”, tha Çupi.

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, u shpreh se “po bëhet hetim i brendshëm i thelluar për rastin.

 “Jam informuar se vetëm hetimi i brendshëm është kryer dhe është duke u zgjeruar, por edhe organet e drejtësisë janë duke vepruar për këtë rast. Për rekomandimet, janë shqyrtuar, ka pasur përmbushje të detyrimeve , këtu nuk kërkohet as emocion dhe as nxitim, kërkohet maturitet, sinqeritet që çështjet që janë shqetësuese të trajtohen. Do të jemi në kontakt për hapat që do merren për këtë çështje”, shprehet Bushka.


Lajmi kryesor:

Zjarri në Komisariatin e Kamzës, i riu që mbeti viktimë i vuri flakën me çakmak dyshekut! 26-vjeçari, 22 herë i shoqëruar në 5 vite! Efektivët njoftuan zjarrfikësit vetëm kur flakët dolën jashtë kontrollit


K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare