Autori i zjarrit që rrezikon banesat në Krujë, është vënë në pranga, njofton ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Ai thekson se autori do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale.
"Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale. Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.
Sipas ministrit, pas kërkesës së pushtetit vendor, Policia e Shtetit ka marrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit, si masë parandaluese për garantimin e jetës dhe sigurisë së tyre.
“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaron ministri i Brendshëm.
Lajmi kryesor:
Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)









