Zjarri në Mat, kreu i shërbimit zjarrfikës: Situata në kontroll! Shtim të forcave zjarrfikëse në terren

 

Situata e zjarrit në Madhesh të Matit vijon të jetë problematike.

Krahas ndërhyrjes me helikopter nga ajri po shtohen dhe forca të tjera tokësore në terren, me qëllim që vatrat e zjarrit të mbahen nën kontroll dhe mos të përhapen në fshatrat e tjerë përreth.

 Në terren ndodhet dhe kreu i shërbimit zjarrfikës të Shqipërisë Arben Cara, sipas të cilit janë shpëtuar disa banesa dhe zjarri po mbahet nën kontroll.

Ai theksoi se do të ketë një shtim të forcave zjarrfikëse në terren.

“Prej disa orësh po luftohet me vatrat e zjarrit, për vënien në kontroll të vatrave të zjarrit, banesat janë shpëtuar dhe njerëzit janë evakuuar. Në vijim do të shtojmë forcat zjarrfikëse në terren që zjarri mos të përhapet në fshatrat përreth”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Zjarri në masivin pyjor mes Kurbinit dhe Matit, digjet një banesë! Ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët


S.B/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri

FOTO/ Juventusi prezanton fanellën e sezonit të ri