Situata e krijuar nga zjarri në Milot vijon të jetë e vështirë, ndërsa flakët janë afruar ndjeshëm pranë disa banesave, duke i rrezikuar seriozisht ato.
Në terren po vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit, ku ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri me dy helikopterë. Në operacion janë angazhuar rreth 20 forca të ushtrisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse të Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Vorës.
Puna e forcave në terren po vështirësohet nga dendësia e pyllit me pisha, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe e bën të vështirë ndërhyrjen në disa zona.
Forcat operacionale po vijojnë përpjekjet për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në drejtim të banesave.
Lajmi kryesor:
Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Evakuohen tre familje! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, banesat në rrezik










