Vazhdon edhe mëngjesin e kësaj të enjteje, operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit.
Zjarri i riaktivizuar mesditën e djeshme u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zonën e mbrojtur.
Sipas prefektit Lefter Shehaj ndërhyrja nga ajri nuk u realizua për shkak të errësirës , por për shuarjen e flakëve u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës, Divjakës , Rroskavecit, Albpetrolit , Vlorës si dhe forca të armatosura të repartit të Poshnjës.
Përgjatë gjithë natës në zonën e dendur të pyllëzuar është ndërhyrë edhe duke prerë disa pisha në mënyrë që të lejohej ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse të cilat bënë të mundur dhe neutralizimin e një perimetri të konsiderueshëm të zjarrit.
Aktualisht në pyllin e Pishporos ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, 18 efektivë, dhe 40 forca të ushtrisë të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të plotë të gjithë sipërfaqes së përfshirë nga flakët. Kujtojmë se 4 ditë më parë në këtë zonë zjarri përshkoi një sipërfaqe prej 280 ha , u dogjën dy stane, si dhe një magazinë e braktisur.
Ndërkohë zjarri i djeshëm fatmirësisht ishte larg zonës së banuar duke mos sjellë asnjë rrezik për banesa e biznese që operojnë në zonë.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Breshëri 'zbardh' fshatin e Frakullës, në Fier! Banorët: Pemëtaria është shkatërruar
31 Mars, 15:30
-
Dyshohet se u godit nga treni i mallrave, përfundon në spital i moshuari në Levan
31 Mars, 14:32
-
Mallakastër/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60-vjeçari
31 Mars, 14:28
-
Fier/ Ishte në arrest shtëpie dhe kërcënoi efektivin e FNSH që e ruante, në pranga 40-vjeçari! E kërkon dhe Greqia, çështja në Apelin e Tiranës (EMRI)
31 Mars, 14:06
-
Hajdutëve në Lushnjë u dështon plani/ Tentojnë të vjedhin një biznes, por përfundojnë në kanal! Ikin pa kasafortën me para (VIDEO)
31 Mars, 09:54
-
Lushnje/ Bie fuqia blerëse, boshatiset tregu i fruta-perimeve! Tregtarët: Çmimet të shtrenjta, s'ka njerëz për të blerë
30 Mars, 20:05
-
Fier/ Shkrumbohet lokali në Darzezë, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
30 Mars, 19:05
-
Fier/ Arrestohet 35-vjeçari që dhunonte kunatën dhe dy fëmijët e saj të mitur, nën akuzë dhe 3 të tjerë për vetëgjyqësi dhe shkatërrim prone, një është grua
30 Mars, 12:10
-
Basketboll/ Apolonia mposht 104-103 Tiranën dhe siguron zonën playoff, mëson kundërshtarin e radhës! Spektakël nga tifozët (VIDEO)
29 Mars, 22:08
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Moti i keq/ Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë
29 Mars, 07:36
-
Aksident në Lushnjë/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përfundon i përmbysur në parcelë, 3 të plagosur! Shkak dyshohet shpejtësia e lartë
29 Mars, 07:07