Zjarri i rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë dhe më pas kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv. Të ndihmuar dhe nga era flakët janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohen drejt fshatit Bulger , Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetën e banorëve të saj .
Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri të Emergjencave civile.
“Siç duket qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusuar tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikim sado minimal në këto zona . Katundi Vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit të turizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor , një nga bukuritë e mahnitshme të këtij destinacioni turistik . Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave përgjegjëse te Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtare nga zjarri pasi sipas banoreve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin e zjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat dhe jetën e banorëve të Bulgerit. Rubiku jashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë që Katundi Vjetër si destinacioni turistik është përfshirë tek “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për zhvillimin e turizmit malor “ jo vetëm nuk mbështetet por të paktën të ndihmohet për të ruajtur bukuritë e natyrës së saj të mahnitshme ?!! Shkunduni o rob se latë nam e se kuptoni se jeni bërë qesharakë në sytë e komunitetit !!!” shkruan Ruçi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.7%
-
Jo
28.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
-
Aksident pranë mbikalimit të Patokut, përplasen dy mjete! Dy persona dërgohen në spital
9 Janar, 12:51
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)
8 Janar, 18:03
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
-
Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 10:42
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës
6 Janar, 16:24
-
Lezhë/ Kremtohet dita e 'Ujit të Bekuar', besimtarët i bashkohen ritualit fetar në katedralen e 'Shën Nikollit' (VIDEO)
6 Janar, 11:26