Zjarri, njoftimet e Ministrisë, Burgjeve dhe Policisë

NJOFTIMI ZYRTAR I DREJTORISE SE BURGJEVE
 
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e sotme në IEVP Lezhë rreth ores 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit.
 
Në moment kanë nderhyre forcat e policise për nxjerjen e të paraburgosurve .Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur Flamur Sula i` cili eshte gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Flamur Sula është i denuar me 10 vjet ne shkallen e pare per tentative vrasje.
 
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta të policisë si edhe drejtori i pergjithshëm i burgjeve.
 
Gjithashtu po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut.duke futur te paraburgosurit neper dhoma.
 
NJOFTIMI ZYRTAR I MINISTRISE SE DREJTESISE
 
Ministria e Drejtesise informon se sot rreth ores 16.00 ne IEPV Lezhe eshte vene re prezence zjarri ne njeren nga qelite e ketij insitucioni. Forcat zjarrfikese dhe policia e burgjeve kane nderhyre menjehere per shuarjen e zjarrit.
 
Ne vendngjarje eshte gjetur i asfiksuar dhe pa shenja jete i paraburgosuri F. Sula. Dyshimet paraprake lidhen me nje zjarrvenie aksidentale si pasoje e shperthimin te nje bombule gazi per gatim. Hetimet vijojne per te percaktuar detajet e metejshme te ngjarjes. Ministri Manjani dhe autoritet e sistemit penitenciar po e ndjekin me vemendje ngjarjen.
 
Gjendja momentalisht po shkon drejt normalitetit ndersa jane marre te gjitha masat ne bashkepunim me policine e shtetit per mbajtjen nen kontroll te plote te situates. Nderkohe, sot rreth ores 16.00 ne IEPV Vaqarr eshte plagosur me arme zjarri, nga jashte institucionit nje i paraburgosur, i cili eshte jashte rrezikut per jeten.
 
Drejtoria e burgjeve informon se po kryhen te gjitha veprimet hetimore dhe situata paraqitet e qete.
 
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:
 
Më datë 30.07.2016 është njoftuar se në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situates.
 
Forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit. Nga raportimet e para dyshohet 1 shtetas të vdekur. Si dhe 2 shtetas të tjere janë dëmtuar të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmen e nevojshme mjekësore.
 
Po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të situates në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë