FIER-Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin në Peshtan pasditen e sotme. Pylli me pisha dhe shkurre po digjet me shpejtësi, pasi flakët favorizohen edhe nga era.
Në vendin e ngjarjes duke luftuar me flakët janë zjarrfikësit e repartit të Fierit dhe të Patosit, por mjetet e kanë të pamundur që të futen për shkak të terrenit duke detyruar punonjësit dhe banorët që të tentojnë të vendosin flakët nën kontroll me mjete rrethanore.

Komento
Komente

