Një zjarr përfshiu pasditen e sotme zonën pranë tunelit, në Ujin e Ftohtë në Vlorë duke djegur pisha dhe bredha.
Pas më shumë se 30 minutash, zjarrfikësit e Vlorës kanë mundur të vënë nën kontroll flakët në zonën e Ujit të Ftohtë. Zjarri rrezikoi disa bare, restorante dhe hotele, ndërsa turistët të alarmuar u larguan nga lokalet. Disa biznese mbetën përkohësisht pa energji elektrike. Situata tashmë po normalizohet.










Komente
Komento