Zjarri ‘pushton’ Francën, evakuohen 3 mijë turistë

Zjarri ‘pushton’ Francën, evakuohen 3 mijë turistë

Zjarret kanë pushtuar Francën ku janë evakuuar më shumë se 3 mijë turistë. Zjarret kanë shkatërruar banesa dhe 500 hektarë tokë.

Sipas mediave të huaja turistët janë larguar të tmerruar. Rreth 450 zjarrfikës janë në vendngjarje, raportojnë mediat e huaja.

“Zjarri është vënë nën kontroll”, tha zyrtari i lartë rajonal Rodrigue Furcy.

Zjarri shpërtheu një zonë turistike rreth 30 minuta nga Perpignon për shkak të "nxehtësisë së fortë, thatësisë dhe erërave të trazuara deri në 180 km/h", thanë autoritetet.

Flakët deri më tani kanë shkatërruar një vend kampingu në rajonin popullor të pushimeve Pyrenees-Orientales, në jug të Francë.

Videot janë bërë virale ku tregojnë se si flakët afrohen në mënyrë të rrezikshme pranë kampeve, ku fëmijët dëgjohen duke bërtitur të tmerruar. Familjet i paketuan shpejt gjërat e tyre dhe u larguan nga vendi, teksa një shtëllungë tymi i zi kishte pushtuar qiellin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë