Zjarri shkrumbon 600 rrënjë ullinj 200 vjeçar në Dimal (VIDEO)

Një zjarr është shfaqur në orët e mesditës i cili ka përfshirë plantacionin me ullinj në fshati Donofros Bashkia Dimal.

Kanë qenë vet banorët të cilët kanë  njoftuar repartin MZSh Dimal. Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve era dhe tereni vështirë ka bërë që flakët të përfshijnë gjithë pllajën me ullinj.

Sipas burimeve nga MZSh Dimal mësohet se janë shkrumbuar rreth 600 rrënjë ullinj. Dyshohet se zjarri është vendosur nga vet banorët të cilët kanë qenë duke pastruar ferrat përreth pemëve, më pas zjarri ka dal jashtë kontrollit ku era dhe temperaturat e larta kanë djegur gjithë plantacionin me ullinj.


Lajmi kryesor:

Pas ndërhyrjes nga ajri, shuhet zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë! Izolohen plotësisht flakët në Balldre dhe Orosh


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë