Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemëtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu 4 fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë, ku po digjet linja hekurudhore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Report Tv sjell pamjet me dron nga zonat e djegura në Zadrimë.