VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës

Një banesë në fshatin Gajush të Lezhës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar lëndimin e dy të moshuarve që ndodheshin brenda saj. Zjarri u shfaq mesditën e së shtunës, 22 mars, në banesën në pronësi të Pjetër Gjonaj, teksa brenda saj ishte çifti i të moshuarve dhe nipi i tyre. Çifti i bashkëshorteve, morën lëndime gjatë tentativës për të shuar flakët dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Forcat zjarrfikëse të cilët mbërritën në vendngjarje arritën të vënë situatën nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. I zoti i shtëpisë Pjeter Gjonaj thotë se ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka parë flakët të përhapen me shpejtësi. Megjithëse i sëmurë, ai ka arritur të nxjerrë jashtë bashkëshorten dhe djalin, ndërsa ka tentuar të shuajë zjarrin, por pa sukses. Gjatë përpjekjes, ai ka hyrë sërish në banesën e përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetën e tij.

Përveç shqetësimeve shëndetësore nga tymi dhe përpjekjet për të shpëtuar familjen, kryefamiljari ka dëmtuar edhe më shumë këmbën e tij të sëmurë, pasi nuk ka mundur të marrë patericat me vete gjatë evakuimit. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të shumta brenda shtëpisë, ndërsa dyshohet se flaket janë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 17:55

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?



×

Lajmi i fundit

Tifozat Kuq e Zi shajnë në kor Armand Dukën, braktisin ndeshjen e Kombëtares pas 3 minutash lojë (VIDEO)

Tifozat Kuq e Zi shajnë në kor Armand Dukën, braktisin ndeshjen e Kombëtares pas 3 minutash lojë (VIDEO)