Zjarri shkrumbon hambarin dhe mjetin bujqësor në fshatin e Elbasanit, digjet në duar edhe pronari

Një zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në një hambar në fshatin Bujqës të Elbasanit. Siç duket edhe nga video hambari është shkrumbuar plotësisht, ndërsa është djegur edhe një mjet bujqësor.

Zjarri ka shkaktuar dëme edhe te pronari i hambarit me inicialet G. S, që është djegur lehtë në duar, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Ai aktualisht ndodhet në spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS