Pakujdesia i shkakton dëm të madh fermerit në Lushnje, iu vuri flakët mbeturinave, por i shkrumbohet e gjithë magazina bujqësore

Një pakujdesi i ka shkaktuar një dëm të madh një fermeri në Lushnje. Zjarri i ka djegur të gjithë magazinën me materiale bujqësore në fshatin Zhym në njësinë administrative Krutje.

Fermeri u ka vënë flakën disa mbeturinave, por zjarri është përhapur në të gjithë magazinën duke marrë përmasa të mëdha. Në magazinë janë djegur pompa vaditje e vegla të ndryshme bujqësore. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e metejshme në tokat buqesore dhe bizneset aty pranë.

Zjarret kanë djegur pyje dhe bimë të panumërta prej ditësh në vendin tonë. Shumica prej zjarreve janë vënë qëllimisht dhe për këtë do të dalin para ligjit përgjegjësit. Policia është vënë në kërkim të 'piromanëve' të cilët me veprime me dashje apo nga papërgjegjshmëria kanë shkaktuar ndezjen e flakëve dhe kanë shkrumbuar hektarë pyje e kullota në vend. Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 "piromanë", nën hetim janë vënë edhe 17 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nukmerretvesh: 12/08/2021 23:49

    Ta maje me shnet tani! Duhet hetu edhe si piroman vec. Torollaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025