TIRANE- E moshuara Shkurte Huta banore në katin e 7-të të pallatit tregon se sipas saj njoftimin e parë zjarrëfikëseve ua ka dhënë dhendëri që punon zjarrëfikës. Ai ishte duke u kthyer në banesë së bashku me vajzën e të moshuarës kur ka parë flakët. Ndërkohë që gruaja e tij ka tentuar të hipi në ashensor por sapo është hapur dera ashensori është këputur.”E ndjemë që po ndodhte diçka se njëherë iknin dritat një herë vinin. Janë fajtorë këta të pallatit këta që gjoja kujdesen, banorët nuk kanë asnjë faj. Se ata sa nxehej automati i fiknin sa ftohej i ndiznin dritat. Ishte ora 17:30 kur goca ime me burrin po ngjiteshin në shtëpi. Unë banoj në katin e 7-të. Sa të hipnin në ashensor dhëndri pa tym dhe zjarr në katin poshtë ku janë çelësat, ai u largua të shikonte ç’po ndodhte ndërsa vajza shkoi te ashensori. Dhëndri është zjarrëfikës. Ai thirri “o ina largohu që aty”. Ai dha e mori , kërkoi të gjente një tubacion uji që ta fikte me ujë po nuk gjeti kurrëkund. Sa u hap dersa e ashensorit , ai u këput pa hipur vajza. Po duhet të ketë një tubacion uji pallati për rastet e zjarrit po nuk gjeti. Pastaj po merte drejtorin në telefon po i dilte numri i fikur.I thoshin që ka rënë zjarr dhe diku tjetër dhe kishte shkuar atje drejtori. U ngjit me vrap nëpër shkallë dhe po thërriste zjarr, zjarr që të dilnin banorët. Pastaj ai qiti një fëmijë të vogël prej katit të 10-të se u mbush e gjitha me tym këtu dhe nuk lëvizej dot më. Tmerr i madh ishte nëpër ballkone se të gjithë që nuk dilnin dot nga tymi , dolën në ballkone dhe kërkonin ndihmë. Edhe unë dola në ballkon dhe na morën zjarrëfikëset pastaj kur erdhën. Tani nuk dimë asnjë gjë se çfarë do bëhet. Shyqyr që shpëtuan të gjithë gjallë njëherë po këtu nuk lëvizet. Unë jam plakë dhe nuk shikoj farë të zbres e të ngjitëm po duhet të lëviz. Çuni i ka fëmijët të vegjël. Këtu pa ujë pa drita. Fëmijët duan të hanë , të lahen. Duhet të shkoj ti mar në kopësht se nusja me çunin janë në punë. Nuk e dimë se kur do rregullohen dritat. Pastaj këtu është nxirë çdo gjë se kush do i pastrojë nuk e dimë.”- rrefen 70 vjeçaria. E moshuara tregon se dhëndri u përpoq ta shuante zjarrin por nuk kishte me çfarë.”Zjarri ra në fund fare te kati poshtë hyrjes së pallatit. Atëher kur e pa dhëndri ishte zjarri i vogël po ai nuk kishte me çfarë ta fikte. Kishte kërkuar për tubacionin që duhet të kishte në pallat për rastet e zjarrit dhe i kishte thën rojes që shko vrap të ulësh automatin. Po kur shkoi roja aty ishte mbushur me tym dhe nuk hyej.” Për shak se tymni ka shkuar me dendësi të madhe deri në katin e 13 banorët ishin konfuzë dhe nuk kuptonin se ku kishte rënë zjarri në katet e para apo në katet e fundit.
Fatosi: Nuk merej
vesh nga vinte tymi
“ Unë banoj në katin e katërt. U fikën dritat dhe ne dolëm të shihnim nëse e kishte difektin pallati jonë apo ishin fikur nga elektriku. Kam hap derën e shtëpisë dhe kam parë koridorin që ishte mbush me tym. Nuk e merja vesh se nga vinte. Mendova mos do kishte marë zjarr ndonjëra nga hyrjet sipër nesh. Po zjarr nuk kishte , flakë nuk pash ndaj them që difekti ishte poshtë, te kutia e instalimeve ka nisur zjarri. Në momentin që pash tymin mora gruan dhe me nga një rrobë te hundët dolëm jashtë. Siç e shihni telat janë djegur dhe janë këputur nga fillimi i kolonës së instalimeve në katin e nëndheshëm deri afër katit të dytË. Edhe flakët deri aty shkuan nuk shkuan më lart po nga nxehtësia shkrinë të gjitha instalimet dhe gjitha pallati u mbush me tym ndaj u alarmuan banorët sepse nuk shikonin më asnjë gjë dhe nuk kishin nga të dilnin.” tregon Fatosi.
NENA: ZBRITA DJALIN 2 VJEC NGA KATI I 10
Banoj në katin e 10. Një polic rrinte te hyrja dhe shikonte flakët, makina e zjarrëfikëses njëra ishte në trafik dhe pristë ti vinte rradha për të kaluar kurse tjetra kishte dalë nga krahu i kundërt dhe nuk mund të vepronte dot. Si mund të vinte ndihma aman. Po thuaj iku ai muhabet dhe shyqyr që shpëtuam gjallë. I kemi dhënë bukë fukarait dhe na pa zoti thuaj. Nuk e di çfarë u hap lart se gjithë ai vakum dhe presion tymi ne do na kishte asfiksuar të gjithëve. Ne na hyri tymi brenda në shtëpi. Po vinte era e djegur ndaj reaguam. Kontrollova të gjitha prizat në shtëpi po nuk kishet gjë. Kur dal në koridor po futej tym i zi poshtë derës. Isha me djalin 2 vjeç kur ra zjarri. Sapo pash tymin i vura djalit një çarçaf të hundët dhe në mes të tymit nuk shikoja nga ikja dersa e nxora jashtë. Kanë ardhur ata të Minierave që nisën të shpëtonin banorët që dolën nëpër ballkone. Çdo gjë është bërë blozë, blozë… Realisht nuk ka dëme marterjale që të thuash që janë djegur por të gjitha orenditë janë bërë për të hedhur poshte se mbajnë era blozë. Muret e apartamenteve në katet e para janë nxirë komplet . dhe nuk e kemi idenë fare që si do zgjidhet problemi. Kush do e rregullojë prap pallatin. Këtu nuk është përllogaritur se sa shkon dëmi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com