DURRËS- Një zjarr ka rënë në Karpen të Kavajës. Si pasojë e zjarrit janë djegur arat e papunuara duke rrezikuar që flakët të afroheshin në fshat.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për të pastruar tokën përpara sezonit kur ajo plugohet.
Era e fortë ndihmonte në përhapjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz dhe në banesa.
Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe autorët.
Komento