Znj.Tefta dhe Eneida dyshja
e mëngjesit në A1REPORT

Znj.Tefta dhe Eneida dyshja <br />e mëngjesit në A1REPORT
Eneida Xhelili dhe Zonja Tefta pas 8 vjetësh eksperiencë në Vilën 24, në News24 vendosin të largohen dhe të bashkohen me stafin e televizionit A1Report. Shumë shpejt, në fillim korrik, dy personazhet më të dashura të paradites shqiptare, nisin “Rreze dielli”, emisionin që do të vazhdojë të sjellë recetat më të shijshme të kuzhinës, të ftuarit më specialë nga fusha e mjedisit, shëndetësisë, artit, arsimit, modës, kulturës…e surpriza të veçanta që do të zbulohen shpejt. Të dyja na zbulojnë disa detaje nga kjo experience e re dhe e bukur dhe mes rrëfimeve një surprizë për fansat e TH&TH: Në shtator Eneida sjell në jetë një vajzë të bukur, fëmijën e saj të parë.

Do t’ju shohim shpejt në A1 Report, mund të na thoni se si do të vini për publikun?
Eneida: Emisioni do të vazhdojë të ruajë një perceptim në sensin e vëmendjes së shikuesve të orëve të paradites. Do të mundohemi të
hyjmë në shtëpitë, në zyrat, në lokalet dhe në të gjitha ambientet ku shikuesit kanë dëshirë të na ndjekin. Duam të jemi informues, argëtues, të shijshëm, me të reja të papritura dhe me më tepër dinamik. Kamera jonë le të jetë ajo që do të zëvendësojë sytë e njerëzve, për të parë atë që publiku ka dëshirë të shikojë.

Tefta: Është një edicion që fillon në një stinë të nxehtë kjo na bën ne të shtohen energjitë por mua më takon të punojë me receta sa më të lehta për të patur një shëndet sa më të mirë dhe për t’u mbrojtur nga kjo stinë e nxehtë.

Çfarë recetash do të vijnë nga duart tuaja për këtë sezon?
Tefta: Ndryshe do të kemi sallatrat, suprat, gatime të freskëta, të gjitha llojet e perimeve pse jo edhe të gjitha frutat e ndryshme. Do të punojmë ashtu si kemi punuar përherë me amvisat dhe duke përdorur lëngje të ndryshme apo sallata të ndryshme me fruta, të cilat do të bëjnë atë që amvisat të jenë sa më praktike në kuzhinat e tyre, të shpejta dhe me gatime sa më të lehta në mënyrë që të mos harxhojnë shumë energji, pavarësisht stinës së nxehtë.

Kur pritet të startojë emisioni juaj?
Eneida: Të ishte për ne do të fillonim që nesër, por besoj që do të
nis në ditët e para të muajit korrik. Është duke u punuar shumë intensivisht
që të bëhet gati shtëpia jonë, e cila do të jetë plot rreze dielli dhe që do të reflektohet për ata që do të na ndjekin.

Sa orë do të zgjasë si emision?
Eneida : Do të filloj rreth orës 8:30 deri në 11:30, pra do të marr pjesën më të rëndësishme të orëve të paradites dhe sigurisht që do të mundohemi të konkretizojmë jo vetëm biseda brenda në studio, argumentat më me interes për shikuesit, por do të dalim edhe jashtë dyerve të shtëpisë, për të shtuar larminë dhe pse jo për t’iu bashkangjitur dinamikës së stinës verore.

Mund të na zbuloni disa nga të ftuarit, që do të jenë pjesë e “Rreze dielli”?
Eneida: Nuk dua të zbuloj emra konkret, sepse dua të ngelen surprizë. Por do të thoja që do të ketë shumë miq, shumë profesionist dhe një nga të veçantat tona është që ne të ftuarit i bëjmë miq dhe ata nuk duan të largohen nga shtëpia jonë.
Si do të jetë shtëpia juaj e re?
Eneida: Një shtëpi është një shtëpi ku bie një zile dere, ku mirëpritet
një i ftuar, ku kalon nga salloni në kuzhinë lirshëm. Është një normalitet që kur e sheh nëpërmjet ekranit të duket sikur nuk ke kamera përpara. Dhe ne këtë nga shikuesit e kemi arritur dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë akoma më tepër.

Do të jetë kjo një shtëpi e ngrohtë?
Eneida: Një shtëpi me diell ka gjithnjë ngrohtësi ndryshe do të kishim zgjedhur dritën e hënës (qesh).

Tefta: Mendoj që do të jetë një mjedis krejtësisht i ri, i thjeshtë , I ngrohtë ashtu si rrezet e diellit dhe këtë ngrohtësi i’a kemi dhënë gjithnjë teleshikuesve pasi ata na i kanë shprehur gjithnjë, por këtë herë do të jemi krejt ndryshe. Do të kemi një ambient më të ngrohtë, shumë të thjeshtë nga pamja, por do të jetë me shumë vlerë.

Si arrini të gjeni gjithnjë receta të ndryshme?
Tefta: Pse mos ta them, unë jam shumë krenare që jam pranë zonjave pasi jam e para që e kam hapur këtë lloj formati në Shqipëri. Po bëhet 8 vjet që jam pranë amvisave, që i zgjoj ato në mëngjes, që i kujtoj ato sesi duhet të sillen në kuzhinë. Por puna ime nuk është në ekran, unë punoj edhe në shtëpi. Pasi mbaroj detyrimet familjare gjej receta të freskëta për amvisat, që ato të afrojnë më tepër pjesëtarët e familjes me kuzhinën e tyre. Ndaj them që jam krenare pasi shumë amvisa i afrojnë pjesëtarët e familjes, duke i thënë shpejt uluni në kuzhinë pasi kam gatuar, ushqimet e zonjës Tefta.

Znj. Tefta më thatë që keni qenë e para që keni eksperimentuar këtë lloj formati në Shqipëri, si ndiheni sot pas 8 vitesh. Mendoni që është një format i suksesshëm?
Tefta: Është një punë e cila më është ofruar mua në një moshë madhore dhe një grua e dal në pension që ka punuar 30 vjet në arsim. Unë e kam bashkuar këtë punë me atë që bëja në arsim, jam përpjekur gjithmonë të aplikojë metodat e punës që unë i kam ndjekur me nxënësit e mi. Pra të bëj një emision nga dita në ditë me ndryshim. Kështu që kjo më sjell kënaqësi, pra është një punë që unë e bëj me shumë dëshirë. Madje kur zbres shkallët e shtëpisë them jam edhe unë në punë.

Eneida: Unë dua të marr spunto nga këto që znj. Tefta sapo përmendi, duhet të kuptuar nga të gjithë në një punë asgjë nuk mund të funksionojë, po nuk pati bashkëpunim dhe frymë mirësie.Për këtë bashkwpunim te frytshwm falenderojmw humë Entelën dhe gjithë stafin e Rreze dielli”, pasi jemi si një familje madhe.

Atëherë si është bashkëpunimi mes jush?
Eneida: Atë shtëpi që publiku e sheh nga ekrani, për ne nuk ka qenë e lehtë që të krijohet. Na është dashur që kohë pas kohe, ditë pas dite, që gjërat të funksionojnë të ndërtojmë një marrëdhënie, që të ketë një themel dhe sigurisht të jetë jetëgjatë. Dhe deri tani i’a kemi arritur.
Tefta: Ne e kemi mbështetur përherë njëra-tjetrën. Unë Eneidën e konsideroj, vajzë, nuse. E them këtë sepse komplimetat që ne marrim na janë shprehur të tilla që emisioni është një emision didaktiko shkencor, që e d u k o n teleshikuesit, marrëdhëniet familjare, marrëdhëniet nënë vajzë, vjehrrë nuse, pra këto janë përshtypjet dhe komplimetat që marrim ne, dhe që na gëzojnë pa masë.

Eneidë, emisioni juaj fillon në një kohë që mund të jetë pak e vështirë për të ftuarit pasi fillon në një sezon veror, e mendoni pak të vështirë këtë pjesë?
Eneida: Në fakt jemi duke i paraprirë punës, por frikën nuk e kemi shoqe se kemi patur asnjëherë kështu që kemi një siguri të brendshme, që përvoja, vitet dhe gjithçka tjetër do të vazhdojnë të pasojnë, dhe kjo nuk na tremb
aspak, përkundrazi na i shton energjinë.

Kemi mësuar që pjesë e emisionit tuaj do të jetë edhe një rubrikë më thashetheme, pse kjo zgjedhje?
Eneida: Përsa i përket anës së “Thashethemeve” ne do të mundohemi që të jemi pak rozë, por që nuk do të jenë dëmtuese. Do të jenë informacione dashamirëse të momentit që thjesht freskojnë orët e para të paradites, dhe që tërheqin vëmendjen e një tjetër target grupi të caktuar. Pasi do të jenë një emision me shumë larmi, dhe thashethemet do të jenë pjesë e jona, por sigurisht pa dëmtuar askënd.

Keni vite që merreni me këtë projekt, nuk mendoni të hiqni dorë prej tij dhe të angazhoheshit më diçka tjetër?
Eneida: Orët e mëngjesit kanë qenë orët më të pranishme përsa i përket anës sime profesionale por në momente të caktuara kam zgjedhur edhe orët e mbasdites apo të mbrëmjes dhe kanë rezultuar të suksseshme. Mendoj që mëngjesi të ndihmon t’a nisësh ditën mbarë, ndërkohë që mbasditja dhe mbrëmja të ndihmon të shplodhesh.

Pra, nuk do t’i ndaheni orëve të mëngjesit?
Eneida: Absolutisht që jo, dua të jem pjesë e edukimit të të ngriturit në
mëngjes dhe të ngrihesh herët në rrezet e diellit është shumë më mirë, por kjo nuk do të thotë që shikuesi mos të shoh, të provoj të tjera gjëra nga ne që do të jenë të papritura.

Si po ecën shtatëzania juaj?
Eneida: Deri tani po ecën shumë mirë. Unë kam hyrë në muajin e shtatë, do të kem një vajzë. Më gëzon fakti që zonja Tefta dhe pjesa tjetër e stafit më rrinë afër më ndihmojnë, që ne të ndihemi shumë të përkëdhelura. Bebi do të lindi në një ambient shumë mikëpritës , që e kam ndjerë këto muaj.

Vajzës ia keni gjetur emrin?
Eneida: Po por nuk dua t’a zbuloj përpara kohe (qesh).

Zonja Tefta sa pranë i keni qëndruar Eneidës në këto muaj?
Tefta: Mund të them e që e kam merak si vajzën time, që të ketë kujdes në ecje, në lodhje, etj, por ne presim diçka shumë të lumtur. Sepse studio jonë do të mbushet me mirësi ditën kur të lind vajza e vogël. Eneida: Themi që sikur po hapet faqe e re dhe mund të themi që fëmijët sjellin mbarësi.

Emisioni do të nis në korrik, ç’ka do të thotë që nuk keni planifikuar pushime verore?
Eneida: Ne jemi pjesë e një televizioni që sapo ka nisur, do të kemi edhe punë edhe pushime, pra është menduar për gjithçka, dhe kjo na gëzon
më tepër. Megjithatë ndryshe nga vitet e tjera kur gjithmonë kam vizituar vende të ndryshme, këtë vit do të qëndroj në Shqipëri. Kam frikë të
rrezikoj, do të qëndroj në shtëpi.

Tefta: Edhe ne do të pushojmë pasi do të përgatitemi për sezonin e ri në shtator. Por nuk e kam menduar akoma, megjithëse do të pushojë duke punuar.

Sa ka ndikuar shtatëzania në ushtrimin e profesionit?
Eneida: Deri tani nuk më ka penguar fare, nuk kam shtuar në peshë, energjinë e kam njëlloj, po ruaj të njëjtat ritme që kam
punuar deri këto vite.

Po përsa i përket lukut do të vini ndryshe?
Eneida: Estetika e të marrurit me veten do të jetë po njësoj. Unë mendoj që shtatëzania është një gjë shumë e bukur që duke ia bashkangjitur profesionit femra mund të shndërrohet në një grua, në një nënë në një shembull që shpeshherë mua nuk më vjen mirë kur shoh gra, që e lenë veten pas dore për shkak të shtatëzanisë. Unë mendoj që është e kundërta , këtë e jap edhe në formën e këshillës.
Tefta: Unë do të jem me përparesen time të punës, që është një kusht i një amvise, me flokët pak të kapura e rregullt, anët që i përkasin punëve dhe një amvise të mirë në kuzhinë.

Znj. Tefta për ju ka shkruar edhe gazeta britanike prestigjoze si “Financial Time”, si ndiheni?
Tefta: Ju e thatë vet se çfarë është “Financial Time”, sigurisht që u ndjeva shumë mire. Ishte një gazetare që mua më mbushi plot emocion , më kujtoi të kaluarën me shumë nostalgji e cila u çudit që edhe tek në Shqipëri bëhej një emision i tillë.

Keni nipër dhe mbesa?
Tefta: Kam një mbesë me emrin Noa, që e dua shumë shumë.

Çfarë i gatuani Noa-s?
Dua të ndajë diçka shumë intersante me ju. Në shtëpinë time të gjithë kënaqen me gatimin tim. Noa ka dhe gjyshen tjetër të mamasë së saj, që dhe ajo gatuan shumë mirë. Dhe Noa më thotë, “ nëna ti gatuan mirë, por mua më pëlqejnë më shumë gatimet e nënës tjetër”. (qesh), dhe kjo më bën mua të vras mendjen që si ta bëj atë për vete.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false