Znj.Tefta gatuan “Mish qengji me
qumësht” dhe “Komposto”

Znj.Tefta gatuan “Mish qengji me<br />qumësht” dhe “Komposto”
“Mish qengji me qumësht” dhe “Komposto” kanë qenë recetat e përgatitura nga zonja Tefta në emisionin Rreze Dielli.

Ajo ka realizuar dy pjata mjaft të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.



Ndërkohë nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, Hagelt Goxhaj ka vëzhguar zonjën Tefta në mënyrën e përgatitjes së gatimeve.

Hagelti gjithashtu ka ndjekur me vëmendje këshillat e Zonjës Tefta, pasi ditën e premte ai do të realizojë i vetëm dy recetat e përzgjedhura nga autorët e programit.



Nxënësi Goxhaj duhet të memorizojë përbërësit e recetave të ndryshme të gatuara gjatë javës, pasi gjatë provës finale në shportën e ushqimeve do të vendoset një element-kurth, të cilin ai nuk duhet ta përzgjedhë.



Nëse Hagelti nuk arrin ta pikasë elementin-kurth do të penalizohet me 20 pikë në vlerësim.

Më pas do të jetë juria ajo që do të vëzhgojë punën e nxënësit Goxhaj duke e vlerësuar me pikë në bazë të kritereve të përcaktuara më parë.



Ata do të vëzhgojë jo vetëm pamjen finale të pjatave të përgatitura por edhe sjelljen e konkurrentit në ambjentin e punës.

Finalja e madhe që do të zhvillohet në qershor, do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë studenti me më shumë pikë të grumbulluara gjatë javëve të konkursit.



Receta e parë, Komposto
Përbërësit:


Pjeshkë 500 gr
Kajsi 500 gr
Sheqer 200 gr
Kanellë 1 shufër
Verë 10 ml
 

 
Receta e dytë, Mish qengji me qumësht
Përbërësit:

Mish qengji 1.5 kg
Hudhër 2 kokrra
Qepë 1
Majdanoz 2 tufa
Miell
Qumësht 600 ml
Vezë 1
Pana 200 ml

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

10/6
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin