Znj. Tefta pret me specialitete
peshku konkurenten e re
Një tjetër vajzë është bërë pjesë e “Konkursit të Kuzhinës” në emisionin Rreze Dielli. Prishila Elezaj është nxënësja e shkollës së mesme të Hoteleri-turizmit, e cila ka nisur aventurën një javore të gatimit në
Një tjetër vajzë është bërë pjesë e “Konkursit të Kuzhinës” në emisionin Rreze Dielli.
Prishila Elezaj është nxënësja e shkollës së mesme të Hoteleri-turizmit, e cila ka nisur aventurën një javore të gatimit në televizionin A1 Report.
Ditën e sotme Prishila ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e recetave të ditës.
“Supë me kokë peshku” dhe “Peshk në zgarë” kanë qenë gatimet e përgatitura me fantazi nga Zonja Tefta për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Nxënësja Elezaj duhet të tregohet e vëmendshme nga e hëna deri të enjten për të memorizuar përbërësit e recetave të javës, pasi ditën e premte do të përgatisë pa asnjë ndihmë dy gatime të përzgjedhura rastësisht.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e Prishilës duke u bazuar në kriteret e vlerësimit të përcaktuara më parë.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Në fund të çdo javë nxënësit do të pajisen me një certifikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë nxënësi që ka grumbulluar më shumë pikë.
Receta e parë, Supë me kokë peshku Përbërësit:Kokë peshku 1 Qepë 2
Verë e bardhë 1 gotë
Domate 700 gr
Karrotë 2
Seleno 1 tufë
Qepë e njomë 1 tufë
Erëza
Gjalp
Vaj ulliri Altis
Receta e dytë, Peshk në zgarë Përbërësit:Qepë 1
Val 1 lugë gjelle
Verë dcl
Ajkë qumështi 1 kuti
Lëng limoni 1 lugë gjelle
Gjalp 100 gr
Miell Misri
1/5
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10830
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit
12 Janar, 09:17
-
Shkodër/ Aksi Hani i Hotit - Tamarë dhe Bogë - Theth i kalueshëm me zinxhirë
12 Janar, 09:08
-
Moti i keq/ Kapiteneria pezullon tragetet Durrës - Bari! Linja Durrës-Ankona, Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas vijojnë normalisht
12 Janar, 08:59
-
Bora në Kukës, akset nacionale të kalueshme me zinxhirë! Pa drita disa fshatra në zonat e thella
12 Janar, 08:57
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Reshje bore në lartësitë mbi 300 metra! Zbardhet veriu dhe Korça! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës - Bari
12 Janar, 08:34