Ministria e Ekonomisë njofon se pas përrfundimit të afatit të procedurës konkurruese për zonën ekonomike të Spitallës, janë dy kompnia që kanë paraqitur ofertë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave bëri të ditur se ato janë konsorciumi i kompanive kineze  “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” si dhe  kompania italiane “RENDur4” sh.p.k.

Oferta e paraqitur nga konsorciumi i kompanive kineze parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë USD. Periudha e përfundimit të të gjitha fazave e ofruar është 9 vjet ndërsa aktivitetet që do të zhvillohen brenda në zonë përfshijnë industrinë e lehtë dhe atë të mesme. Në planin e saj të biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijë vendeve të punës brenda periudhës në fjalë.

Ndërkohë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave po shqyrton ende ofertën e dorëzuar nga kompania italiane, “RENDuar4”.

Ministria e Ekonomisë pritet që brenda 30 ditëve të njoftojë në mënyrë zyrtare të gjithë ofertuesit për klasifikimin përfundimtar të kandidatëve, ku do të përcaktohet kompania fituese e tenderit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)