Zamir Dedej, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, tha sot se asnjë plan menaxhimi për këto zona nuk do të miratohet pa u diskutuar më parë me komunitetin lokal dhe grupet e tjera të interesit.
Gjatë workshop-it, ku u prezantuan planet e menaxhimit të peisazhit të mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic, Dedej tha: “Këto plane menaxhimi janë zhvilluar, duke u konsultuar me komunitetin dhe palët e interesuara, pasi ne jemi të hapur në diskutim. Po kështu, do të veprohet dhe në përgatitjen e planeve të tjera të menaxhimit në Zonat e Mbrojtura”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori për Shqipërinë i “Cooperacione Italiane”, Andrea Senatori dhe Drejtues të IUCN, Natura200.
Aktualisht, po zbatohet një projekt për forcimin e kapaciteteteve institucionale dhe rritjen e kapaciteteve të stafit AKZM për planifikimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Projekti është duke punuar në dy zona pilot, në Peisazhin e Mbrojtur, lumi Buna dhe Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, për të cilat janë përgatitur dhe këto plane menaxhimi.
“Ministria e Mjedisit ka një qasje të re në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura dhe këto dy plane menaxhimi tregojnë mënyrën e re të “qeverisjes” dhe po kështu do të punohet dhe në zonat e tjera. IUCN dhe Zyra e Koperacionit Italian në Shqipëri mbështet zhvillimin në këto dy zona të mbrojtura me një fond prej 2.2 milion euro”, tha zëvendësministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu.
Redaksia Online
(M.B/Shqiptarja.Com)
/Shqiptarja.com