Zonat e prekura nga përmbytjet
drejt përmirësimit, ja situata

Zonat e prekura nga përmbytjet<br />drejt përmirësimit, ja situata
Situata në zonat e prekura nga përmbytjet është drejt përmirësimit të vazhdueshëm teksa vijon shpërndarja e ndihmave për familjet në jug të vendit.
 
Në qytetet e Fierit dhe të Vlorës, aty ku edhe janë shënuar zonat më të përmbytura, sërish vijon të ketë banesa me prezencë uji, por me një situatë dukshëm më të përmirësuar krahasur me atë të pak ditëve më parë.
 
Kështu në Fier mësohet se janë 4 banesa të përmbytura, ndërsa 50 të tjera kanë prezencë uji në oborre. Ndërkohë në Vlorë mësohet se nuk ka asnjë banesë të përmbytur. 

Fier 4 banesa të përmbytura
Katër banesa të përmbytura nga uji, 50 banesa që kanë prezencë uji në oborre dhe 1 mijë hektarë tokë nën ujë.

Kjo është panorama në rrethin e Fierit në ditën e 10 të përmbytjeve, ndërsa mësohet se banesat dhe tokat e përmbytura ndodhen në fshatrat Hoxharë dhe Darëzezë

Ngritja e temperaturave dhe hapja e kohës ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e situatës, ndërsa shumica prej banorëve janë kthyer në banesat e tyre. 

Sakaq vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore, teksa mësohet se deri tani janë shpërndarë 3550 pako me ushqime.

Ndërkohe nuk është lënë pas edhe procesi I ndarjes ushqimit për kafshët, ku deri më tani janë shpërndare rreth 87 ton misër si dhe 10 ton himë.

Komisioni I vlerësimit vijon punën në terren, ndërsa vijon puna për groposjen e bagëtive dhe shpendëve të ngordhur.

Vlorës, asnjë banesë e përmbytur 
Ndërkohe edhe fshatrat e përmbytur të Vlorës situata paraqitet më e qetë, teksa gjatë ditës sotme nuk rezulton asnjë banesë e përmbytur, ndërsa prezencë uji në oborre ka në disa të tilla në fshatrat, Fitore Bishan e Nartë. 

Edhe në këtë rreth vijon shpërndarje e ndihmave, teksa aktualisht janë shpërndarë 848 pako për 602 familje. 

Në të njëjtën kohë 400 fermerë kanë marrë ushqime për bagëtitë, si dhe ka filluar groposja e bagëtive të ngordhura. 

Komisioni I vlerësimit vijon punën në terren për vlerësimin dëmeve, ndërsa banorët tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre ku kanë nisur punën për sistemimin e gjërave të dëmtuara nga ujërat e Vjosë.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë