BERAT- Në Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet Arkeologjike, Zonja e Parë Armanda Begaj, ishte në Berat për të vizituar së bashku me një grup nxënësish të këtij qyteti Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, si dhe muzeun dedikuar shpëtimit të hebrenjve “Solomoni”. Begaj zgjodhi pikërisht qytetin e Beratit, të regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e njohjes së trashëgimisë kulturore shqiptare.
Vizita e sotme e Zonjës së Parë është vijim i iniciativës së saj dhe të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare dhe për të theksuar rëndësinë që ka edukimi i fëmijëve mbi këtë trashëgimi. Në Muzeun Kombëtar “Onufri” nxënësit dëgjuan Anila Dobroniku, ciceronen e këtij muzeu, e cila si në një orë mësimi historie u shpjegoi nxënësve çfarë janë ikonat dhe pse ato ishin të nevojshme për kohën.
Gjithashtu ata patën mundësinë që të njiheshin me mjeshtërinë e Onufrit, si dhe të ikonografëve të tjerë të ekspozuar në muze. Duke iu drejtuar fëmijëve, Begaj tha ndër të tjera se: “Ju fëmijë keni fatin e madh të rriteni në një qytet me një trashëgimi shumë të lashtë e të jashtëzakonshme kulturore. Berati është një pasuri e juaja, e të gjithëve ne, por edhe e të gjithë njerëzimit. Ndaj ju keni detyrën e bukur ta njihni qytetin tuaj, vendin tuaj, të çmoni pasurinë artistike e kulturore të tij, ta ruani por edhe ta promovoni atë kudo ku të jeni.”
Pas vizitës në Muzeun “Onufri”, Zonja e Parë së bashku me nxënësit që e shoqëronin vizituan edhe Muzeun “Solomoni”, i cili i dedikohet historisë së shpëtimit të hebrenjve në Berat. Me dëshirën dhe përkushtimin për të nxitur leximin dhe njohjen e historisë te fëmijët e tek të rinjtë, Begaj u dhuroi fëmijëve libra mbi trashëgiminë dhe historinë e Shqipërisë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Putinit, detyrim për pasaportë ruse për banorët e territoreve të pushtuara nga Moska
22 Mars, 15:51
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Aksident në Berat, goditet 37-vjeçarja, autori largohet nga vendngjarja
21 Mars, 20:51
-
Begaj takim me ambasadorët austriakë në Ballkan: Vendi juaj ka ndihmuar Shqipërinë në momentet kyçe të historisë, përfshirë edhe anëtarësimin në BE
19 Mars, 14:20
-
Rama nga Berati mesazh kryebashkiakëve: Punoni për PS, pa ndërhyrë në garën mes kandidatëve! Dumani meriton respekt, bufi thotë do ‘kullufis’ SPAK! Listat i ktheu në ‘bunker’
18 Mars, 16:41
-
Kryeministri Rama inspekton investimin në Goricë dhe rrugën Berat-Ballaban! Pedonale, mbrojtje nga lumi Osum, unazë rreth kalasë e lidhje e lagjeve muze! Do zhvillojë turizmin
18 Mars, 15:06
-
Presidenti Begaj pret nënkryetarin shqiptar të parlamentit të Malit të Zi, në fokus rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve
18 Mars, 14:30
-
Kryeministri Rama dhe ministri Vengu inspektojnë Bazën Ajrore të Kuçovës! Po kthehet në aset strategjik të NATO, dronë dhe teknologji ushtarake e fjalës së fundit (VIDEO)
18 Mars, 14:27
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Rama takim me bizneset e vogla dhe të mesme në Kuçovë: Zhvillojmë më tej agroturizmin! Synoni edhe tregun e huaj! Duhet cilësi dhe origjinalitet dhe jo masivitet
18 Mars, 11:33
-
U kritikua ashpër në rrjet, Adriatik Lapaj heq babanë e tij nga lista e kandidatëve për deputetë në Qarkun Berat
16 Mars, 21:55